Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit nuk e mori parasysh kërkesën e klubit të Real Madrid për uljen e dënimit të Cristiano Ronaldo-s. Portugezi i cili u dënua me 5 ndeshje ( 1 për shkak të kartonit dhe 4 se shtyu gjyqtarin në El Clasico) ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën pak para “El Clasico-s” që luhet sonte në mbrëmje. Ndonëse na ndjanë vetëm pak orë nga sfida e kthimit Ronaldo nuk i ka kursyer “shpërthimet” e tij duke u shprehur se ndihej i persekutuar.


“E pamundur të jesh imun ndaj këtyre situatave, 5 ndeshje! Më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, ky është persekutim! Falënderoj shokët e ekipit dhe tifozët e klubit për mbështetjen,” shprehet Ronaldo nëpërmjet faqes së tij në Instagram.

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë sot në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës si dhe në katër ndeshjet e para të kampionatit të Spanjës kundër Deportivos, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” do t’a bëjë debutimin e tij në kampionat vetëm më 20 shtator në ndeshjen kundër Betis.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb