Një aktor rus, i famshëm për rolet e tij në më shumë se 140 filma sovjetikë dhe rusë, po planifikon të krijojë një familje të re me gruan e tij të fundit, e cila është 60 vjet më e re se ai.

Aktori legjendar rus 84¬vjeçar, Ivan Krasko u martua me të fejuarën e tij 24¬vjeçare Natalia Shevel, një ish¬studente e tij, në një ceremoni sekrete dje në Shën Petersburg ku morën pjesë vetëm miqtë më të ngushtë dhe familjarët e tyre.

Pavarësisht shumë kritikave, çifti vetë e ka përshkruar lidhjen e tyre në një intervistë për median ruse si një ‘diçka e krijuar në qiell’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: