Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Akuza e fortë e Bashës: Një kryebashkiak socialist i përfshirë në trafik droge (Emri)

Bashaaa

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se është i përfshirë në trafik droge.

Në një dalje publike nga ‘çadra e lirisë’, Basha tha se dje u kapën disa ton drogë, që sipas tij ishin nën ngarkesën e Sejdinit. Ai shkoi më tej me akuzat, duke shtuar se kryetari socialist ka një agjenci trafiku.

“Dje 8 ton drogë u kapën nën ngarkesën e ç’doganuar nga Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Të gjithë e dinë si e mori pushtetin ai me bandat e drogës në Shqipëri e deri në Angli. Ai është i përfshirë në trafik droge dhe ka një agjenci trafiku”, pohoi Basha.

Ndër të tjera Basha ngriti shqetësimin e fenomenit të drogës në vend. “Këto janë arsyet që na çuan në vendimin se nuk do të këtë zgjedhje me Ramën kryeministër. Fakte të tilla ka përditë. Droga është jo vetëm përgjegjësi politike por është projekti politik i tij. Si shpjegohet që as ministri i drogës që hoqi apo tjetrin që vuri nuk zbarojnë procedurat e sekuestrimit të drogës 2.5 milionë rrënje të shkatërruara. Ku janë procesverbalet? Kjo është industria shtetërore e drogës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm. Prokurorët nuk marrin pjese në asgjësimin e drogës, si e kërkon ligji. Ai nuk e asgjëson por e shet drogën sepse ajo ka vetëm një pronar: Edi Ramen”, pohoi Basha.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 16 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.