TIRANE- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar ndaj qëndrimeve të opozitës, e kryesisht kreut të saj Lulzim Basha, pas deklaratave të ndërkombëtarëve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Koçi shkruan se qëndrimin anti-europian e anti-amerikan të PD, sipas tij, e shpjegon vetëm kriminalzimi i opozitës.

“Vetëm kriminalizimi shpjegon kokëfortësinë antieuropiane dhe antiamerikane të PD”, shkruan ai.

Në një tjetër postim, ai thotë se PD ndjek dy standarde. Në kohën kur PD ishte në pushtet kërkonte “president nga Berisha, ndërsa tani duan President nga populli”.

“PD në opozitë: President nga populli.
PD në pushtet: President nga Berisha”, shkruan Koçi.

Duke komentuar deklaratat e kryedemokratit për përshkallëzim të prostesës, zëvendësministri i Mbrojtjes
shkruan se “PD: O bëhet si themi ne ose djegim Shqipërinë!
Republikë e re!”

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: