SARANDË- Lëvizja Socialiste për Integrim Dega Sarandë ka akuzuar publikisht se sot po shpërndaheshin para në këmbim të votave nëpërmjet që makine me targa “AA 602 MI”, e tipit Lanca.

Por zyra e shtypit e PS në Sarandë pretendon se “pas verifikimit në sistemin e regjistrimit të automjeteve del se makina në fjalë është e një zyrtari të LSI”.

Sipas zyrës së shtypit të PS në Sarandë, “makina rezulton të jetë në emër të Ilir Hysit nga radhët e LSI-së në zonën e Sarandës”.

Hysi ka mbajtur detyrat e nënprefektit të Vlorës për Sarandën si dhe atë të Drejtorit të Institutit lokal të Sigurimeve Shoqërore.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb