TIRANË– Është mbyllur sot shqyrtimi gjyqësor për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion. Në seancën e sotme, e fundit për shqyrtimin e provave dhe dëshmive është vendosur që vendimi përfundimtar të jepet më 12 qershor në orën 12:00.

Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg për Majlinda Andrean, e cila akuzohet për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint. Organi i akuzës ka kërkuar ndër të tjera që t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ish-gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj Odise Andrea akuzohen për korrupsion. Ajo akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë eurosh.

Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë. Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar 4 vjet për Petraq Dashin, 2 vjet për Ilia Cabiri dhe 1 vit për Eleni Linon.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb