TIRANË- Ndërsa duhen edhe 4 orë nga mbyllja e procesit të votimit dhe pjesëmarrja deri në këto momente është relativisht e ulët, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar.

Në rrjetet sociale, Rama shkruan se mungesa është gjithnjë gabim, vota vlen shumë. Ka edhe një mesazh për ata që e akuzojnë. Kujtojmë se kreu i Kuvendit Ilir Meta e bëri ish-aleatin e tij përgjegjës për dhunën në Lezhë dhe shitje-blerje votash.

“Voto??Voto??Voto??Mungesa është gjithnjë gabim??Vota sot vlen shumë??Për Ty??NE??Shqipërinë??Qentë le të lehin karvani forca përpara??Bashkë”, shkruan Rama.

Edi Rama

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: