PUKE- Bashkia Pukë ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike një ditë më parë, ku pretendohet për dhunim të kryetarit të grupseksionit të saj në qytetin e Pukës, dhunim dhe bastisje të pronës së tij. Në një reagim për mediat, Bashkia Pukë thotë se kryetari i këtij institucioni, Gjon Gjonaj, nuk ka dhunuar shtetasin Demir Hyseni, duke theksuar se nuk pa patur kontakt me të.

Në reagim thuhet se operacioni për lirimin e hapësirave publike, si pasojë e të cilit thuhet se ka ndodhur rasti në fjalë, po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, Astrit Kuçi.

REAGIMI I BASHKISE PUKE
“Bashkia Pukë dhe as kreu i saj, z. Gjon Gjonaj nuk ka dhunuar z.Demir Hyseni, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt më të. Operacioni për lirimin e hapësirave publike po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, z. Astrit Kuçi. Bashkia është detyruar të ndërmarr këtë operacion përmes Policisë bashkiake, pasi kishte njoftuar disa herë pronarin e subjektit privat, z. Demir Hyseni për lirim të hapsirave publike.

Aksioni për lirimin e hapsirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarve po shtrihet në të gjithë qytetin e Pukës. Pretendimet e justifikimet për goditje politike janë veçse shpifje që kanë për qëllim të pengojnë bashkinë Pukë. Nëse dikush kërkon të përfitoj politikisht, duke u nisur nga fushata elektorale dhe nën petkun e pozicionimeve politike, ne nuk kemi kohë që të lëm qytetin peng të individve të caktuar që e konsiderojnë veten të paprekshëm për shkak të Politikës.

Në Pukë përpara ligjit do të jemi të gjithë të barabartë, ndaj duke hedhur poshtë shpifjet e Partisë Demokratike i bëjmë apel të gjithë subjekteve që janë njoftuar për lirimin e hapsirave publike, të veprojnë menjëher, pasi Policia bashkiake do të ndërhy për lirimin e hapsirave përpara lokaleve.
Puka nuk mund të jet më peng i individve të caktuar që pasi e kane vjelur mirë, tani kërkojnë dhe uzurpimin e hapsirave në shërbim të qytetarve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: