TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot faktin se sipas tij është kërcënuar me jetë Xhavit Koni, ku ky i fundit akuzoi publikisht ministrin e ri të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, për torturat çnjerëzore ndaj tij gjatë kohës së diktaturës.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha ka bërë publik mesazhin e Konit.
berisha
MESAZHI I BERISHËS
Kercenohet me jete Xhavit Koni, njeru qe denonocoi publikisht torturat çnjerezore ndaj tije te xhelatit te diktatures Fatmir Xhafa!
Por ai do vije ne Shqiperi te perballet me xhelatin e tij Xhafa! Lexoni mesazhin e tij. sb
“Mirmbrema Doktor Berisha te uroj shendet e jete te gjate me fal qe Po te shqetesoj por dua te bej me dijeni ty dhe shume te tjere qe une kam tre dit qe marr kercenime nepermjet telefonit pa numer nga persona qe une nuk i njoh dhe me thone qe Po erdhe ne Shqiperi do ta nxjerrim shpalljen ne shtylle per 24 ore dhe ofendime nga me te ndyrat une do te vij ne Shqiperi dhe do te perballem me xhelatin Fatmir Xhafa ball per balle se torturat cnjerzore qe ka perdorur ndaj meje ne 86 ka ardhur koha me ja treguar gjith Shqiptareve me respekt nga Suedia Xhavit Koni”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb