FRANCE-Me një lule të bardhë mbi xhaketë, Alain Delon ishte në rresht të parë për lamtumirën e fundit të Mireille Darc, e cila u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare, me të cilën ka ndarë për shumë kohë jetën dhe karrierën. Në krah të divit francez bashkëshorti i artistes, arkitekti Pascal Deprez, dhe Carla Bruni, Johnny Hallyday, Claudia Cardinale, bashkiaku i Parisit Anne Hidalgo, ish ministri i kulturës Jack Lang, raporton repubblica.

Kisha e Saint-Sulpice, ishte e mbushur plot me njerëz të zakonshëm dhe eksponentë të kinemasë dhe kulturës. ‘Ajo ishte gruaja e jetës time. Ishim kaq të lumtur së bashku, kishim gjithçka dhe ajo ishte gjithçka për mua’, kishte thënë Alen Delon disa ditë pas vdekjes së artistes, me të cilën ka ndarë 13 vite të jetës dhe të karrierës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: