Policia e Kosovës verifikoi sot një sinjalizim për një qese të dyshimtë, të gjeur pranë ndërtesës së Ambasadës së Shqipërisë, në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Pas kontrollit është arritur në përfundimin se qesja nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Sipas burimeve të KosovaPress, kjo është bërë me arsyen pasi në këtë vend dyshohet se gjendet një mjet i rrezikshëm. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti theksoi se “nuk ka asgjë të rrezikshme që duhet shqetësuar”.

“Policia ka dyshuar për një mjet të rrezikshëm, por ka hasur një qese me disa sende familjare”, u shpreh ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: