Emri i portierit të Partizanit, Alban Hoxha, është lakmuar sot nga mediat italiane për shkak se bëhej fjalë se mes tij dhe skuadrës së sapongjitur në “Seria A”, Spal, ishte arritur një marrëveshje për transferimin e tij në këtë kampionat. Por për t’i hedhur sadopak dritë, portali “calcioweb.eu” ka kontaktuar me një nga përfaqësuesit e portierit.

“SPAL nuk ka bërë asnjë ofertë ndaj Partizanit për Hoxhën dhe as vetë lojtarit. Kishte një kontakt mes drejtuesve të dy klubeve, por për momentin, ata janë të përqendruar në objektiva të tjerë.

Albani mund të jetë një zgjidhje vetëm në rast se nuk arrihen objektivat që ata kanë paravendosur për portën. Ndaj nuk ka asnjë lloj bisede drejt finalizimit”, theksoi menaxheri i tij.
13708143_10209894563189732_2334200391082128808_o-470x353
Edhe pse portali nuk e specifikon se për cilin menaxher bëhet fjalë, Alban Hoxha përfaqësohet nga italianët Diego Andidero dhe Alesio Roso.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb