Sezoni i parë me bluzën e Tiranës për Albi Dokën në aspektin individual mund të konsiderohet më shumë se pozitiv, por në gjendjen që është klubi, ajo zbehet disi. Pavarësisht kësaj, mbrojtësi 18-vjeçar i bardhebluve është i pari nga lojtarët që prononcohet në lidhje me të ardhmen pas rënies së Tiranës në Kategorinë e Parë .

Me një status në “Facebook”, Albi Doka i shpreh dashurinë klubit dhe i premton besnikëri pa patur parasysh se në cilën kategori ai luan.
18768375_1860461740946542_6650966345453157233_o

Doka-470x837
Postimi i Dokës
Doka-fb-470x304
Dashurinë e madhe për sportin më të bukur në botë mua ma kultivoi Tirona, legjendat, tifozeria dhe historia e saj. Që në fëmijëri ngjyrat e vetme qe ëndërroja si çdo fëmije i kryeqytetit, i moshës sime ishin ngjyrat bardh e blu.

Dhe është krenari e jashtëzakonshme që unë arrita ta vesh këtë bluze e për më tepër të fitoja trofeun e pare në vitin e parë. Në rrethana të tjera kjo Kupe do kishte akoma më shume kuptim si trofeu i parë që fitoj me fanellën e zemrës sime.

Ky vit ka qenë një vit me shume sfida dhe emocione, si pozitive në aspekt individual ashtu dhe negative në aspekt më të gjere. Unë jam i gatshëm dhe dëshiroj te qëndroj tek Tirona, qofte ajo në Superligë apo Kategori të Parë. Tirona është ekipi i zemrës sime dhe nëse do varej nga unë, kurrë s’do ta lija vetëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: