PRISHTINE- Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë sot thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti në një konferencë për mediat.

Mes të tjerash Kurti theksoi se VV-ja është e gatshme për themelimin e qeverisë së re. “Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne e kemi dëgjuar mirë zërin e tyre”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose rezultoi të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: