PRISHTINE – Pas ndërprerjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, Albin Kurti, bëri thirrje për dalje masive në protestë.

Kurti tha se “meqenëse kjo mbledhje ishte e papranueshme ne i shpërndamë përmes gazit lotsjellës Të premten në ora 11 e kanë synimin ta organizojnë seancën. Kjo mbledhje e kryesisë puç për Republikën”.

“Filluan ti vënë maskat, kur e hedhëm gazin lotsjellës. Maskat ua kemi parë gjithmonë, por jo fytyrat. Vetëm 7 minuta para mbledhjes na kanë ftuar me e-mail”, – tha Kurti.

Ai theksoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Në këtë krize të thellë nuk e kemi luksin të përmbushin ambicie të njerëzve të dështuar. Thaçi dështoi më UNESCO, si dhe i solli vetëm dy njohje të vogla”, – tha Kurti.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: