KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se me 12 qershor VV ka festë të trefishtë.

“Sot tre javë janë zgjedhjet, e nesër tre javë fitojmë trefish. Festojmë fitoren e VV-së, çlirimin e vendit dhe themelimin e VV-së”, ka deklaruar Kurti, duke thënë se gjatë dy viteve si opozitë, VV e ka shndërruar kuvendin në vend të debatit.

Ai tha se janë në prag të fitores, dhe se zgjedhjet do të sjellin ditë të mira për këtë vend.
“Jemi në prag të fitoreve të reja. Ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët për të keqen e këtij populli. Pushteti në Kosovë i ka ndarë e i ka përçarë njerëzit, kurse i ka bashkuar të korruptuarit dhe kriminelët. Ne duhet t’ia shërojmë plagët këtij popullit. Dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin dhe imagjinatën edhe dijeninë”, ka thënë Kurti gjatë kësaj konference, transmeton GazetaMetro.

Kurti deklaroi se populli i Kosovës po e dëshiron më shumë se kurrë Lëvizjen Vetëvendosje.
“Populli po na do si asnjëherë më parë. 11 qershori është dita e popullit, dita e fitores. Ne duhet të fitojmë se kështu fiton populli i cili ka vuajtur shumë.”, ka shtuar ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: