VLORE- Kryeministri Edi Rama nga mitingu përmbyllës i fushatës elektorale dha dy alternativa lidhur me mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Teksa u bëri thirrje shqiptarëve që ta mbështesin, që PS-ja të krijojë një koalicion ku të udhëheq, ose do të vazhdojë koalicioni që piqet me rrënjët në brumin e ri të tepsisë së vjetër.

Mes të tjerash nga Vlora Rama thumboi edhe Ben Blushin, ndërsa e cilësoi atë ‘personazh letrar’.

“Është dhe partë e atij personazhi letrat që për çdo fëmijë do jepte 1 mijë euro. Harroni çdo parti tjetër. Në çdo vend të Shqipërisë unë flas për programin. Por këtu në Vlorë është zemra ime që rreh për ju dhe bashkë me ju. Vëllezër dhe motra të tërë janë kapur pas timonit. Unë kur them: Votoni nr 2, nuk është për të pasur më shumë pushtet, por për ta bërë më shumë pushtet për shtetin. Nga Vlora, ju them të gjithëve, se zgjedhja mund të jetë vetëm një; që të ecim bashkë të dy, supë më supë. Ç’janë shqiptarë, ndryshe lumë do na marrë. Ndihni për të mirën nënë, për të mirë….”. Dhe deri në momentin kur duhet të votoni të gjithë ju që na ndiqni dhe na votoni. O një koalicion që e udhëheq PS dhe rreh njërin krah tek ju ose një koalicion që piqet me rrënjët në brumin e ri të tepsisë së vjetër. Rroftë partia e Shqipërisë, rroftë Shqipëria kuq e zi”, pohoi kryeministri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: