TIRANE- Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka parashtruar disa pyetje, ku në qendër të tyre është reforma në drejtësi.

Aleati i Ramës tha se askush nuk flet më për ambasadorin Donald Lu dhe se Basha e Berisha nuk sulmojmë në ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Sipas Ngjelës, gjithçka tashmë është mbyllur se askush nuk e bllokon dot më reformën në drejtësi

MESAZHI I NGJELËS
Një specifikë për të gjithë politikanet pushtetarë të diktaturave dhe shoqerive të pazhvilluara, është – paturpësia é llojit të barbarise.
Ja ku i keni, mi përpara syve : pse nuk flasin më për ambasadorin Donald Lu? Pse nuk flasin më Basha dhe Berisha për ambasadoren Vllahutin? Ku é ka Basha entuziazmin e takimit më Danald Trump. Nga se i vjen ky dëshpërimi i Berishes dhe Bashes?
Gjithçka është mbyllur. Keta nuk é bllokojnë dot më Reformën në Drejtësi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb