TIRANE- Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot vizitën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në Amerikë, ndërsa shtron pyetjen se për çfarë bëhet kjo lëvizje.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Ngjela pohon se ky udhëtim duhet të jetë i mirë për Shqipërinë dhe jo për liderin e opozitës.

Ai ka renditur disa nga ‘kushtet’ që SHBA do t’i vërë para Bashës, mes tyre është dhe fakti që ky i fundit të pranojë zgjedhjet.

MESAZHI I NGJELES
Basha në Amerikë, çfarë është kjo lëvizje?
Do jetë pozitiv për Shqipërinë, por jo për Bashën
Basha është i thirrur, kuptohet .
Por, përse është thirrur?
Njerzit kan ngelur te shtangur që Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Uashingtonit.
Pyetja mbetet: përse e kanë thirrur? Shenjat janë që e kane thirrur per t’ia bere të qartë rolin dhe vendin që ka SHBA për Ballknin, dhe në veçanti për Shqipërinë.
Në datën 15 qershor me nismën e SHBA dhe Kancelares Merkel miratohet fondi për Ballkanin perëndimor, ku do marrin pjesë të gjithë kryetaret e shteteve përkatëse.
Për këtë arsye, duke i qëndruar precedentit të politikës amerikane, Bashës do t’i kërkohet:
1) Duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
2) Duhet të pranojë kontestimin brenda Partisë Demokratike pro individëve proamerikanë që kërkuan hyrjen në Parlament.
3) Perëndimi si politikë, nuk do asnje trazirë ose destabilitet në Shqipëri.
Të tjerat jeni të lirë t’i mendoni vetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: