Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aleati i Ramës tallet me çadrën e PD: Këta mjeranë nuk kanë forcë as të bërtasin, e jo më të bëjnë luftë

PROTESTA E OPOZITES - /r/n/r/nOPPOSITION PROTEST -

TIRANE- Avokati Spartak Ngjela ka bërë një tablo të situatës politike në vend, ndërsa nuk i ka kursyer as ironitë për çadrën e opozitës.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, aleati i Ramës i ka cilësuar demokratët e çadrës si mjeranë që nuk kanë forcë as të bërtasin.

MESAZHI I NGJELËS
Shqiptarët janë në kohën më të favorshme për të bërë hapin vendimtar të progresit të tyre real, pas 500 vjetësh mbijetesë; kurse këtë nuk po e lejojnë ata që i drejtojnë padrejtësisht.
l.
Kjo është gjendja e sotme e Shqipërisë.
Por cilat janë favoret e shqiptarëve në këtë kohë: janë historike apo janë ekonomike?
Nuk do të ishte shumë e saktë ndarja e asaj që duhet të përfitonin shqiptarët në këtë kohë, sepse ajo historikja, në këtë rast, e mban brenda vetës edhe çështjen e ekonomisë shqiptare.
Megjithatë, ajo që na takon për të thënë qartë në këto çaste të historisë së Shqipërisë, është arsyeja e madhe politike se, në këtë luftë të ftohtë që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor midis Rusisë dhe Perëndimit, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e gjitha bashkë, është shumë e rëndësishme për Perëndimin e sidomos për Shtetët e Bashkuara, në fillim, e për Gjermaninë më pas.
Po ta shohësh me vëmendje, janë pikërisht politikat ë këtyre dy vendeve që spikasin të angazhuara në ecurinë e politikës shqiptare. Por, cili është pozicioni që duhet të ketë Shqipëria në këtë përplasje interesash në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se interesi shqiptar është i bashkuar, pa asnjë dyshim, me interesin perëndimor, dhe sidomos me interesin amerikan, dhe ky duhet të jetë pozicioni i Shqipërisë në historinë e saj aktuale.

Por a jemi ne në gjendje që ta analizojmë se cili realisht është ky interes perëndimor për Shqipërinë në këtë Luftë të Ftohtë ballkanine? Sigurisht që e dimë: kryesoria është proamerikanizmi i thellë i shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Kjo është një arsye historike. Një arsye tjetër është fakti se shqiptarët nuk janë sllavë, dhe qëndresa e tyre shekullore antisllave, i jep përparasësi shqiptarëve përkundrejt popujve të tjerë sllavë në Ballkanin Perëndimor, në lidhje me konfliktin ruso-perëndimor në këtë zonë. Arsye po kaq e rëndësishme është gjithashtu edhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë si forcë adriatike, dhe, njëherësh edhe studimi i nëntokës së saj, e cila premton për lëndë të para të vlefshme e sidomos naftë, e cila aktualisht është zbuluar, por nuk ka filluar shfrytëzimi i saj për paqartësinë politike që paraqet politika e lartë shqiptare.

Te kjo politikë e lartë shqiptarë, fillon realisht konflikti aktual që ka politika amerikane dhe politika gjermane, kundrejt lidërshipit të korruptuar shqiptar. Ky konflikt, brenda Shqipërisë, sigurisht që është subjektiv sepse ka të bëjë drejtpërsëdrejti me likuidimin e klasës së korruptuar politike. Pikërisht ky moment subjektiv është lufta për ekzistencë e liderëve të korruptuar shqiptarë, por që i ra si e papritur vetë klasës politike shqiptare. Klasa aktuale politike në Shqipëri, e cila në pjesën dërmuese të saj është e korruptuar, u gjend e befasuar nga ngulmimi perëndimor për ta likuiduar këtë klasë bashkë me korrupsionin shqiptar. Historia perëndimore e Shqipërisë e ka të pamundur që të vijojë rrugën e saj me korrupsionin masiv politik që spikat rëndom sot në Shqipëri, sepse është e qartë që mbijetesa e saj korruptive në vazhdim të lidërshipit shqiptar, ka prirje drejt Lindjes. Në fakt ky ka qenë në këta njëqind vjet histori, karakteri tipik i korrupsionit shqiptar: pasurimi individual nëpërmjet përkrahjes së shovinizmit të shteteve fqinje sllave dhe Lindjes, gjithmonë kundër interesit shqiptar.
ll.
Për të gjithë atë interes që përshkruam më lart, korrupsioni shqiptar nuk mund të ishte i tolerueshëm për politikën amerikane dhe atë perëndimore në përgjithësi, prandaj klasa politike e korruptuar shqiptare sigurisht që nuk është e pranueshme për të vijuar politikën e re në Ballkanin Perëndimor.
Po cila është në fakt politika e re e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor? Kjo është politika e ngritjes dhe bashkimit të shqiptarëve që jetojnë sot në gjashtë shtete në Ballkanin Perëndimor. Ribashkimi i shqiptarëve si forcë politike, është frenim për politikën rusë, sepse të gjithë këta shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, që të gjashtë, banohen nga shqiptarë. Janë dy shtete: Shqipëria dhe Kosova, që të dy shtete krejtësisht shqiptarë dhe me prirje të theksuara proamerikane e properëndimore, si dhe shqiptarët që jetojnë në përqindje shumë të madhe në Mal Të zi, dhe në Maqedoni; dhe pastaj, edhe shqiptarët e Serbisë e të Greqisë.
Aktualisht, e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në fermentim patriotik, dhe e gjitha e mbështetur të çështja e identitetit kombëtar dhe ajo e gjuhës shqipe. Kjo sigurisht që është një luftë shumë e vjetër tani, sepse të gjithë fqinjët e Shqipërisë janë zgjeruar nëpër territore të banuar nga shqiptarë, por që nuk kanë dashur të bashkëjetojnë me shqiptarët. Ky është fakti historik edhe i gjenocidit serb anti-shqiptar, edhe i gjenocidit grek anti-shqiptar. Por as në Maqedoni e në Mal të Zi, shqiptarët nuk kanë qenë të lejuar që të jetojnë paqësisht e me gjuhën e tyre. Kjo ka qenë historia.
Sot, gjithçka ka ndryshuar: vetë Perëndimi, ashtu si Austro- Hungaria e fillimit të Shekullit te XX-të, e ka kuptuar se, e vetmja mbështetje e tyre në Ballkanin Perëndimor janë Shqiptarët. Dhe, pa shqiptarët, Perëndimi e ka të humbur luftën me Rusinë në këtë zonë.
Por pikërisht në këtë zonë, janë të pleksura të gjitha kontradiktat e kohës: në këtë zonë vjen dhe spikat fakti që, e gjithë lufta amerikane kundër Lindjes terroriste, nuk mund të fitohet nëse kjo pjesë e Ballkanit nuk është e rreshtuar në Perëndim.

lll.
Ja, kjo është shkurtimisht gjendja aktuale e historisë sonë, dhe pikërisht këtë histori kërkon që ta prishë korrupsioni shqiptar. Interesi vetiak i liderëve të korruptuar u kap në befasinë e kohës, dhe, pikërisht për këtë, kërkon të zhbëjë kohën historikë në Shqipëri, edhe pse kjo është në favor të shqiptarëve. Por nuk ka asnjë mundësi që këta liderë të korruptuar ta fitojnë luftën kundër Amerikës dhe Perëndimit në përgjithësi, në këtë kohë kur Ballkani Perëndimor gjendet në një luftë të ftohte. Amerikanët dhe perëndimorët janë prezent sot në Shqipëri dhe të gjithë shqiptarët i kanë me vete. Në funksion të kësaj, Reforma e drejtuar prej tyre në Shqipëri, sigurisht që e likuidon të gjithë atë pjesë të korruptuar të lidërshipit politik dhe pushtetit gjyqësor shqiptar.
Ky lidërship i korruptuar, ka qenë deri tani pengesa kryesore e avancimit të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Por kjo pengesë zvarritëse tani është drejt fundit. Blloku antiperëndimor dhe antireformë i të korruptuarave shqiptarë, është fare pa forcë, dhe, aktualisht, nëse Kryeministri aktual shqiptar do t’i qëndrojë fort aleancës që ka me amerikanët dhe më gjermanët për reformën shqiptare, gjithçka do të zgjidhet që në këto zgjedhje të këtij viti.
Por a ka mundësi që korrupsioni i lartë i lidërshipit shqiptar ta bllokojë procesin zgjedhor në Shqipëri? Kjo është pamundësi absolute. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës, dhe e NATO-s; është e inkuadruar në OSBE; dhe zgjedhjet politike në Shqipëri, sigurisht që kontrollohen deri në imtësi, dhe certifikohen nga kjo frymë ndërkombëtare ku vetë Shqipëria bën pjesë. Nëse korrupsioni shqiptar do ta ndërmerrte këtë aventurë, do të përfundonte burgjeve që në qershorin e këtij viti. Prandaj e ka vetëm lojë, ose naivitet se mund të “trembë” politikën amerikane dhe atë gjermane me “destabilitetin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor”. Por, tani e dinë edhe fëmijët se këta mjeranë nuk kanë forcë as të bërtasin, e jo më të bëjnë luftë.
Korrupsioni i dëshpëruar shqiptar, është në grahmat e fundit, dhe shumë mirë bën që nuk dëshiron që të marrë pjesë në zgjedhjet politike të qershorit të këtij viti. Kjo në fakt ka qenë rruga më e lehtë e likuidimit të pjesës më të madhe të korrupsionit shqiptar. Për këtë arsye, këta muaj që do vinë, do të jenë të një rëndësie të veçantë për historinë europiane të Shqipërisë dhe për aleancën shqiptaro-amerikane, që aktualisht është eventi me i rëndësishëm historik i Shqipërisë në këta njëqind vjetët e fundit.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 13 )

  • shume gjate I ke rene o spartak kur shkruan shkurt je me I sakte e I besushem dhe quhesh sparti

  • shume gjate I ke rene o spartak kur shkruan shkurt je me I sakte e I besushem dhe qhesh sparti

  • Nqse do te fluturoje ustai tend qe te paguan ti do te shkosh perseri ne Spac,mos e harro kete!

  • Duhet ky Spartaku tia mare me goje Sales se e nxorri ne drite

  • Emrin e ka shume fisnik, por me ca nxjerr nga uturaku e prish fare. Sdq dhimokraci shqiptare hesapi. Ky kackavall ka qene dhe i tille do mbetet.

  • Ty kane bere gabim qe te nxorren nga burgu duhet te rrije dhe ca vite brenda

  • Ngjela kur ishte ne burg i ben nje leter E.Hoxhes qe ti conte ne te njejten qeli edhe baben e burgosur. Enveri e pranon kerkesen po me nje kusht, qe tju jepej nje krevat dyshe, ku larte te flinte Taku dhe poshte baba Kicua. Por, kur Berisha pa marre ende pushtetin devize kishte ne programin e PD-se te parin vendim te lironte te burgosurit politike nga burgu. Dhe keshtu beri, te gjithe u liruan edhe taku me baben Kico. Pra, Taku e shan Berishen sepse i solli lirine nga burgu.

  • Pavaresisht se cfare mendon Spartakuper veten e tij,por ai po thote nje te vertete mbi politikanet tone te korruptuar.Jane keta politikane (te te dy kraheve)qe po mundohen qe te destabilizojne shqiperine,vetem dhe4 vetem te shpetojne veten dhe pasurine e vjedhur te tyre,edhe sikur te vritet I gjithe populli shqiptar.

  • Interesante; deri diku ka te drejte ky individ, qe eshte pjese e klanit shteteror (mafiose), pa dallim krahu politik!? Megjithate, dy (3) partite e forta PS+PD=LSI, kane, Dhe kontrollojne qdo qelize te instuticioneve! Duhet harruar fakti, se ata shahen, zihen per dite para kamerave! Po gjate nates, I bashkon biznesi (paraja), Dhe manovrat politike te jashtme qe kostantojne gjate lajmeve te perditshme? Por populli fukara (nga paraja, Dhe padituria) i besojne partive te tyre… me sa shikoj kete mezash Spartaku e ka per Europen Dhe USA, per te bere diqka sa me shpejt; para se ngjarjet te pershkallezohen keq! Sidomos nga Macedonia? Po te gjithe keta politikane Jane te nje klani….
    I1:57pm

  • Je modh ngjela. Ti cmende cadren lul kadafit.

  • Bubi kacurrel e paska cuar rama te vej popullin ne sedër. Po tu ngrejt populli thuj atij shalgjatit ku vrime do ta fusesh veten. Ne e kuptojme qe edi rama kerkon te perseritet 97 dhe tja ngeci sikur e beri saliu por eshte shume i ceket nga trute, me teper edi rama hyne te llaxoret se te burrat. Prandaj ti Taku vazhdo dil llap sa te duash se populli e din qe ti je hale.

  • Lidheni kete se Osht dalldis!!!

  • Hik mer mbushu mer Spartak! Ti je nje demagog, sharlatan dhe arrogant.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.