Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, lidhur me shkarkimin e Saimir Tahirit si Minister i Brendshëm, është shprehur se ky i fundit është viktima e para e nje krize politike dhe elektorale.

Në një status në Facebook-un e tij, ish-Ministri i Jashtëm ai ka dhënë disa arsye se pse mund të jetë shkarkuar Tahiri dhe se kjo lëvizje do t’i shërbejë opozitës për të vazhdojë me forcë politikën që po gjeneron nga çadra në bulevard.

“Sic kam theksuar keto dite ne horizont te politikes shqiptare po shfaqet kercenueshem rreziku i nje krize politike dhe elektorale. Viktime pare e saj sot mund te konsiderohet Saimir Tahiri. Opozita nuk do te kenaqet me kete levizje taktike te Rames por do te inkurajohet per te vazhduar me force politiken qe po gjeneron cadra ne bulevard. Mendoj se doreheqja e Tahirit eshte levizje disa diminsionalesh: per ti dhene opozites nje karrote, per te ulur tensionin ne rritje, per te bere nje mea culpa per kanabizimin e Shqiperise e per te treguar nje profil reflektimi ndaj problematikave te renduara ne Shqiperi. Ndofta edhe si nje ure per te bashkuar mazhorancen ne nje front politik dhe elektoral duke e ditur se LSI ka patur me kohe kontstime ne adrese te ministrit te brendshem. U befte me e mira, gjithnje ne interes te Shqiperise,” shkruan Milo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: