TIRANE-Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar kryeministrin Edi Rama se pse lejon ende opozitën që të protestojë tek ‘çadra e lirisë’. Me anë të një statusi në ‘Facbook’, aleati i Ramës e ka cilësuar turp faktin që shteti lejon ‘një çadër nomadësh në qendër të kryeqytetit’.

Nga ana tjetër Ngjela shtron pyetjen: ‘A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë?’.

STATUSI I NGJELËS
Është turp për një shtet që të lejojë një çadër nomadësh në qendër të kryeqytetit të vet.
Nga na vinë këta nomadë?
Nuk ka më sens që shqiptarët të durojnë shkeljen pa fund të marrëzisë Berisha në qendër të Tiranës.
A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë?
Po e bën nga bamirësia këtë lëshim kryeministri ynë bashkë me ministrin e Brendshëm, apo ka frikë nga barbaria antiligj?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: