A ju kujtohet “Baxho shqiptar”? Robert Baxho Kçira është një 23 vjeçar shqiptar i cili aktivizohet në kategorinë e dytë të kampionatit amerikan të futbollit, me Majemi FC. I pritur me skepticizëm në radhët e klubit, duket se mesfushori ka bindur trajnerin Alesandro Nesta, i cili ka filluar ta aktivizojë më rregullisht në këtë edicion.

baxho

Ish-mbrojtësi i famshëm i Lacios, Milanit dhe përfaqësueses italiane, ëndërron që në të ardhmen të ngjitë këtë ekip në MLS, elitën e futbollit amerikan dhe duket se Baxho shqiptar do të jetë edhe në të ardhmen pjesë e planeve të tij, siç ka treguar në një intervistë për mediat italiane.

nesta1

Këtyre të fundit u ka bërë shumë përshtypje historia e futbollistit që mban emrin e “Bishtalecit” legjendë të futbollit botëror dhe nuk mund t’i rezistonin tundimit për ta ngacmuar Nestën rreth pranisë së tij në ekip.

baxho

“Ai është një djalosh 23-vjeçar me origjinë shqiptare të cilin e aktivizuam pak në vitin e kaluar. Është rritur në Nju Jork dhe javën e kaluar, kundër Kozmos solli në stadium 200 bashkëkombës të tij”, tregoi Nesta për futbollistin shqiptar.

robert baxho kcira

Robert Baxho Kçira në këtë sezon ka luajtur të tre ndeshjet e para si titullar me fanellën e Majemi FC, i zëvendësuar në minutën e fundit vetëm në të fundit ndaj Kozmos në Nju Jork, pikërisht për arsyen që publiku i shumtë shqiptar në stadium t’i jepte një duartrokitje të gjatë atij për paraqitjen në fushë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: