TIRANE– Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Në mesazhin e tij të publikuar edhe në ‘Facebook’ Ali Ahmeti thekson thellimin e bashkëpunimit mes palëve për integrimin e shqiptarëve dhe vendeve të rajonit.

Mesazhi i urimit drejtuar Ramës nga Ali Ahmeti:

Përgëzime të sinqerta dhe vëllazërore për fitoren e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
I dashur Edi, ashtu si edhe deri sot, tek une, por edhe tek BDI do të gjesh partner miqësor dhe bashkëpunëtor në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i parë shqiptarët dhe vendet e rajonit të integruar plotësisht në NATO dhe në BE.
Urime edhe për pjesëmarrësit tjerë në procesin e mbarë zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: