Massimiliano Allegri është shprehur shumë i kënaqur pas fitores prej 3-0 të Juventusit kundër Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Zonja e Vjetër” bëri një lojë shumë agresive dhe doli me një rezultat shumë të mirë, me dy golat e Paulo Dybala dhe golin Giorgio Chiellini me kokë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ishte një performancë e shkëlqyer, luajtëm mirë teknikisht si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Është hapi i parë drejt gjysmëfinales, ndeshja e dytë do të jetë krejt ndryshe. Nuk jam në gjendje që të flas se cilat janë përqindjet. Në Barcelonë duhet ta kemi për qëllim që të shënojmë gola. Unë jam një ëndërrues, por edhe pragmatik dhe realist. Jemi në një proces të ngritjes, jam i lumtur me atë që bëjnë djemtë dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm për para në vitet e fundit. Juventus ka respekt për Evropën dhe mbi të gjitha janë të respektuar në Evropë. Kjo është arritja ime më e madhe në tre vitet e mia këtu”, ka deklaruar Allegri për “Mediaset Premium”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb