Alvaro Morata e pati pak të vështirë ambientimin me skuadrën e re pasi në miqësoret e zhvilluara në turin përgatitor për sezonin e ri me Chelsea nuk tregoi atë që pritej. Gjithsesi në momentin që filloj të luhej futbolli i vërtetë, spanjolli që u ble për 80 mln euro nga anglezët, debutoi me gol në “Premier League”, ashtu siç kishte bërë më parë në “La Liga” me Real Madrid dhe në “Seria A” me Juventusin.

Në një intervistë për “Sky Sports”, 24-vjeçari është shprehur se për sulmuesit është mrekulli të luash në kampionatin anglez pasi skuadrat nuk dinë të mbrohen, por filozofia e tyre është vetëm të sulmojnë.

“Ndonjëherë në Spanjë kur ndeshja është 1-0 apo 2-0, përfundon me aq ndërsa këtu ka ndeshje që përfundojnë me 7 gola. Është e mrekullueshme për një sulmues dhe për tifozët.”

Morata pas 3 sezoneve të mrekullueshme te Juventus u rikthye te Real Madrid, por sërish nuk arriti të zinte vend në formacion dhe kjo bëri që sulmuesi i talentuar këtë hetë ti drejtohej “Premier League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb