Pas shumë pritjesh dhe zërash që u hapën, Jeff Bezos CEO i Amazon, ka prezantuar smartfonin e parë me madhësi xhepi të kompanisë Seattle, të quajtur Fire Phone (telefoni i zjarrit).

Telefoni është më i vogël se modeli kryesor me sistemin operativ Android të Google, Samsung Galaxy S5, por më i madh se iPhone i kompanisë Apple.

Sipas Bezos, monitori 4.7-inch është ideal për përdorimin me një dorë. Dispozitat e Ëall Street Journal pretendojnë se AT & T do të jetë kompania e vetme e autorizuar për të shitur smartphone.

Smartphone Amazon do të shitet me kufje ku kabllot e të cilave janë të sheshtë dhe të pajisura me magnet, të cilat do ta evitojnë lëmshin që formohet nga kufjet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb