TIRANE– Ambasada gjermane në Tiranë deklaroi sot se pas një muaji hapen dyert e “Tetori Gjerman 2017”.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, Ambasada Gjermane në Tiranë shprehet se “Pas një muaji hapim dyert – “Tetori Gjerman 2017”. Përgatitjet vazhdojnë me intensitet të lart! Fiks në një muaj hapim Tetorin Gjerman 2017 – vjeshtën kulturore gjermane me një program kulturor gjermano-shqiptar të larmishëm dhe emocionues”.

“Edhe këtë herë me filma dhe letërsi, teatër, muzikë, diskutime dhe workshope”, shprehet Ambasada Gjermane në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb