SHKUP- Në një kohë kur parlamenti maqedonas është përfshirë nga dhuna dhe tensionet, ambasadorët e huaj kanë dënuar ngjarjen e paprecedentë. Protestat erdhën fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të shqiptarit Talat Xhaferi.

Në një konferencë për mediat, ambasadori i Suedisë, i cili foli në emër dhe të kolegut të tij amerikan, pohoi se dhuna e ushtruar sot nga protestuesit, të cilët grushtuan dhe goditën me karrige kreun e LDSM-së, Zoran Zaev dhe deputetin Damian Mançevski.

“Kjo sjellje është e pa pranueshme. I bëjmë thirrje protestuesve që të tërhiqen. Është koha për dialog jo për përplasje. Partitë të tërhiqen nga aktet e dhunës”, pohuan ambasadorët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: