Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ambasadori i SHBA në Prishtinë: Deklaratat për bashkimin Shqipëri-Kosovë, të pakujdesshme

41F68FFF-7C3B-4EA9-BF36-9867D063BD58_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

KOSOVE-Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të “pakujdesshme”.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane, ka transmetuar Beta.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë.

Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiç, i tha Radios Evropa e Lirë se “Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • Kush mendon se Kosova Islamike do bashkohet kur te hyje ne Evrope”,jo vetem eshte (este) ignorant (agnos) por edhe idiot (idhios) d.m.th qe nuk ndryshon me ashje.
    Me kete popull qe historine,identitetin,dashurine e tij e kompromenton me pushtuesin Osmane keta lloj politikanesh do te kete.
    Kush mund te kete nje llogjike te tille qe neve duam turkun se nabron nga Greku,Sllavet,Fashistet etj.
    Historia dihet,nga Sllavet,Fashistet,Osmanet nga Mongolia i kane duart akoma me gjak,por nacionalizmi “shqipetare” qe as edhe nje dicka nuk ka me te paret e tij as nga Emrat,Fene,Identitetin,Historine perpiqen ti mbushin mendjen kujt?
    Njeriu qe ka nder,respekt,dinjitet,komb nuk mund te bej miqesi me Turqine qe na ka cnderuar,po ashtu edhe me Fashistet e Romes qe akoma futin hundet ne kete vend,po ashtu edhe Sllavet nje turi kane.
    Zoti eshte drejtesi,histori,realitet sado te duam Baben gjoja na “mbron” nga Sllavet apo Greket.
    Ku eshte trimeria,nderi,hakmarrja?
    A nuk kane bere keta krime me shekuj ne vendet tona?
    Anti Greqia shpjegohet nga Turko-Genia,se ndryshe nuk shpjegohet.

  • jon

    Historia eshte modeli me i mire. Shtetet behen te fuqishme vetem me gllaberim territori. Ne luften e Kosoves Shqiperia duhet te ndehynte ushtarakish, por pikerisht ne kete kohe ne ishm me te dobet sepse sapo dilnim nga lufta civile. Putin kur rrembeu Krimene as kendoi kenge patriotike as marreveshje. Thjeshte e rrembeu.Ky eshte shembull. Meqe ne flasim me kaqe vonese tani ka mundesi qe te copetohemi me shume sesa te bashkohemi.

  • Kryeministri shqipetare dhe presidenti i kosoves jane mashtrues hipokrite te cilet me anen e deklaratave te bujshme mundohen te fitojne sa me shume popullaritet dhe vota te mundshme . Bashkimi i shqipetareve do te ndodhe vetem atehere kur ato te udhehiqen nga patriote te vertete dhe njerez largpames. Bashkimi ndodh vetem atehere kur ushtrite e shteteve shqipetare te jene xhandari i ballkanit. Bashkimi do te ndodhe atehere kur shqipetaret i kane shtetet e se drejtes ligjore. Deklarata te tilla i bejne dem te madh Bashkimit real te shqipetareve.
    Vetem Me pune ,me pune dhe me shume pune mund te arrihet bashkimi. Shqipetaret jane nje popull superior qe udhehiqen nga politikane inferior dhe antishqipetare. Kombi shqipetare ka lindur burra si Adem Jashari e Zahir pajaziti, por fatkeqesisht udhehiqet nga politikane anemike si Mimi Kodheli dhe Petro Koco qe krenohen me carmatimin ne ekstrem te ushtrise shqipetare. Bashkimi do te arrihet atehere kur vargjet e Gjergj Fishtes tek “cohi te vdekur” te mos tingellojne me si nje realitet i sotshem por nje tragjedi e kaluar. Bashkimi eshte i pandalshem sepse nje komb superior e fisnik si ai i shqipetarve eshte teper unik dhe i vecante,ndermjet kombeve te tjera. Nje bashkim i tille eshte natyral,por jane politikanet e shitur te cilet e ngadalsojne kete proces.

  • Cifutet American shkaterruan shqiperine , pra industrine, ushtrine dhe logjistiken shiptare mbas 1991 dhe kane 26 vite qe ushtrojne shkaterrim total ndaj kultures dhe moralit shiptare.

    Nderhyrja ne Kosove ishte planifikuar me kohe dhe ne shqiptaret jemi thjesht koka turku per cifuto amerikanet.

  • mire e ka ambasadori,duhet te jene me te permbajtur politikanet shqiptare ,nuk ka ardhur akoma koha per bashkim,por duhet ruajtur te pakten ajo qe kemi arritur deri tani mos ta humbim kete arritje te faktorit shqiptare ne rajon…

  • Po pse ore debil ç’të keqe ka kur e ndatë nuk u menduat fare ne bashkë kemi qenë bile ju duhet të ndriçni gabimin tuaj

  • po atehere pse e ndate shqiperine?
    nuke dinit qe do ishte vetem ceshtje kohe qe shqiptaret do bashkoheshin natyrshem nje dite

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.