PRISHTINE- Ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, i ka bërë thirrje gjykatëseve dhe prokuroreve që të luftojnë njerëzit e korruptuar dhe kriminelët.

Gjatë konferencës Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, që po mbahet në kryeqytetin kosovar, ku marrin pjesë gra prokurore e gjyqtare nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Rumania, Delawie theksoi se: “Gratë jo gjithmonë kanë një zë potent në Ballkan. Siç e dini edhe ju, fatmirësisht kjo situatë po ndryshon dhe konferencat si kjo dëshmojnë se sa ka përparuar Ballkani në këtë fushë, por ende ka shumë punë për t’u bërë”.

Ai shtoi se kjo konferencë shtyn në diskutim të përbashkët rajonal dhe në eksplorim zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sektori i drejtësisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: