Ne rastin e Ditës së Rusisë, ambasada ruse në Tiranë ka organizuar një pritje për miqtë dhe dashamirësit e saj. Për Moskën 12 qershori, shënon fillimin e transformimeve rrënjësore, që kanë nisur menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe është në thelb ditëlindja e Rusisë së re, e cila e ka refuzuar ideologjinë komuniste dhe e ka ndryshuar modelin e marrëdhënieve ekonomike.

Ne fjalen e tij, ambasadori i Rusise ne Shqiperi Aleksander Karpushin deklaroi se vlerësimi ynë për gjendjen e tanishme të marrëdhënieve Rusi-Shqipëri është në përgjithësi pozitiv.

“Gjatë vitit të shkuar kemi arritur të aktivizojmë ndërveprimin me partnerët tanë shqiptarë dhe të bëjmë disa përparime në zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare. Në prill të këtij viti në Tiranë u zhvillua me sukses takimi i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor. Aktualisht po punohet për të përgatitur sesionin e radhës të Komisionit dhe për të mbajtur në kuadër të tij një forum të përbashkët biznesi, përafërsisht në vjeshtë të këtij viti. Jam i sigurt që një ngjarje e tillë do të ishte jashtëzakonisht interesante dhe e dobishme për të dyja palët” deklaroi Karpushin.

Ambasadori Rusi e mbylli fjalen e tij duke siguruar të gjithë të pranishmit që Rusia ka një interes të sinqertë për zhvillimin shkallëzor të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha fushat, në bazë të barazisë dhe përfitimeve të ndërsjella. dhe se nuk ekziston asnjë “plan i fsheshtë” për gjoja rritjen e ndikimit negativ të Rusisë në Ballkan.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb