Festa e “Birra Korça” ka ngjallur interes edhe për ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Ata janë bërë pjesë e saj duke shijuar gjatë orëve të mbrëmjes “Birrën Korça”, teksa kanë shprehur vlerësime për cilësinë dhe shijen e saj.

Mes tyre kanë qenë të pranishëm ambasadori i Spanjës, Vicente Canelles Montero, ai i Çekisë, Jaroslav Ludva, i cili ishte edhe në natën e tretë të festës, si dhe ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin.

Ata shfaqën interes për të vizituar edhe ambientet e fabrikës së “Birra Korça, ku janë pritur nga presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu. “Birra Korça” meriton të jetë ambasadorja e birrës shqiptare kudo në Europë!” E dua “Birrën Korça” bionde dhe dashuroj të zezën!”, u shpreh dje mjaft i entuziazmuar ambasadori i Spanjës, Vicente Canelles Montero.

Edhe pse prej pothuajse vetëm një muaji ka marrë këtë pozicion, udhëtimin e tij të parë e ka bërë pikërisht në Korçë duke zgjedhur fabrikën e “Birra Korça” si të parin vend për të vizituar.

I shoqëruar nga familja e tij, ai është impresionuar nga investimi në këtë fabrikë. ”Kam një muaj e pak ditë që unë kam marrë këtë detyrë dhe Korça është qyteti i parë që vizitoj. Më ka lënë shumë mbresa si qytet sepse ka shumë vlera.

Ajo që më emocionoi më tepër është prezantimi që më bëri Presidenti i Fabrikës zoti Irfan Hysenbelliu.

Ishte një pritje e ngrohtë, shumë dashamirëse, por mbi të gjitha mbresëlënëse. Jam shumë i impresionuar nga cilë- sia, teknologjia dhe gjithçka pashë e shijova këtu. E provova me kënaqësi birrën e sapoprodhuar, më emocionoi restaurimi dhe investimi i bërë këtu.

Është madhor, por edhe me vlera sa i takon ruajtjes së origjinalitetit në shumë komponentë, por ajo që për mua është kryesorja dhe që vlen të përmendet është fakti se cilësia mbetet e para dhe u shërben njerëzve që e konsumojnë.

Është hera e parë që vizitoj fabrikën por jo hera e parë që dëgjoj dhe konsumoj “Birra Korçën”. Ajo që shpresoj dhe uroj është që “Birra Korça” të bëhet një ambasadore e birrave shqiptare përtej kufijve”, u shpreh ambasadori i Spanjës.

Të njëjtin impresion shprehu edhe ambasadori i Çekisë, Jaroslav Ludva, i cili ishte edhe një natë më parë në festë. “Është një investim model dhe prodhon një produkt model. Është birra më e mirë shqiptare.

Kjo fabrikë, e cila ka implementuar teknologjinë çeke është tej çdo parashikimi dhe natyrisht nuk mund të ndodhte ndryshe, është prodhuesi numër një i birrës në vend “, u shpreh ambasadori çek. Diplomati izraelit Boaz Rodkin, teksa ka vizituar fabrikën e “Birrës Korça”, vlerë soi investimin madhor që është kryer në këtë fabrikë dhe shprehur impresionet e tij.

Ai nuk ka lënë pa provuar edhe shijen e “Birra Korça” të sapoprodhuar, duke theksuar se ajo asnjëherë nuk mungon edhe në tryezën familjare të tij. /Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: