Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, është sulmuar me vezë në “University of Denver”, në Kolorado. Ajo që e ka sulmuar është Vlerta Vdili.

Vdili, shprehet se këtë e bëri ngaqë vlerëson se “Çitaku është një nga aktoret më të mëdha që është e ngulitur në strukturën e dhunës në Kosovë”.

“Ajo ka marrë pjesë në fushata në mbështetje të komunitetit LGBT, por duke i përdorur ata edhe duke përdorur edhe dobësinë e grave. Është një kriminele me taka të larta. E bëra atë sepse historia e plotë e Kosovës duhet të dëgjohet nga bota-tregimi i njerëzve tanë po shkon duke u mbytur nga politikanët tanë të korruptuar derisa ata mbesin të integruar në dhunën strukturore”, thotë ajo për Periskopi.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: