Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ambasadorja greke në Prishtinë: Nuk e përjashtojmë njohjen e Kosovës

ambasadorja greke ne kosove

PRISHTINE – Shefja e zyrës diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, tha se shteti i saj ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk e përjashton mundësinë për ta njohur atë.
“Në princip nuk e përjashtojmë njohjen”,- tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB, bën të ditur Kosovapress.
Athanassiadou tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibël. Ajo shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar për anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.
Ambasadorja Athanassiadou ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, ndërsa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH. Diplomatja greke tha se “Kosova ka një perspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah”.
(er.nu/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 197 )

1 3 4 5

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.