TIRANE- Analisti kosovar Baton Haxhiu, i cili e ka pranuar hapur miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama ka komentuar koalicionin qeveritar PS-LSI. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në ‘News24’ Haxhiu e cilësoi koalicionin si ‘marrëveshje të pisët’.

Nga ana tjetër ai u ndal dhe tek roli i Metës, që sipas tij është një prej politikanëve faktor kyç në vend.

“Unë e di se marrëveshja mes Ramës dhe Metës është arritur tashmë për zgjedhjet e ardhshme. Por besoj se ky koalicion është i pistë. Nuk e mohoi miqësinë time me Edi Ramën. Kur ke miqësi me njerëz me pushtet, e ke të vështirë që të bësh analiza hipotetike. Për faktet nuk dua të flas për një arsye; e kam një kod moral të miqësisë. këto fakte i mbart përmes një kodi, përmes një shpejtimi. Ky potencial i krizës nuk është për shkak të pafuqisë së PD. PD se ka gjetur veten. Dy njerëz kryesor ka politika, një prej tyre; Ilir Meta, që është strumbullari i krizave, daljes nga kriza, një bosht. Ai njeri ka sakrifikuar në 2005-ën. Ai është bërthama për vendosjen e krizës, apo jo-krizës. Parlamenti është çështje numrash, që vrasin vizionin dhe shumë gjera. Shqipëria do të dalë nga ankthi për 15 vite.”, tha Baton Haxhiu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb