Një ish-analiste e çështjeve politike të rrjetit mediatik “CNN” është bërë prezantuesja e rubrikës në video “News of the Week (Lajmet e Javës)” të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në faqen e tij personale të rrjetit “Facebook”, raporton “BBC”.

Kayleigh McEnany u shfaq në takimin e dytë të kësaj rubrike, ditën tjetër pasi tha se do të largohej nga “CNN”. BBC thekson se kjo do të shihet padyshim si një goditje e madhe nga z. Trump, i cili ka qenë në luftë me CNN dhe kanalet “mediatike kryesore” që kur mori mandatin. Ai akuzon ato se dështojnë në raportimin e arritjeve të administratës së tij.

Lara-Eric

Ky segment i ri online që u hodh në treg nga Lara, nusja e djalit të tij Eric, duket se është konceptuar për të promovuar arritjet e z. Trump, me përditësime në pika kyçe të politikës si imigrimi dhe punësimi. Rubrika “News of the Week” transmetohet nga Kulla “Trump” në Nju Jork.

(i.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: