Gramoz Ruçi si drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit ka arsye të ndihet krenar për rezultatin historik që partia e tij arriti në këtë zonë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Jo pak por fiks 14525 vota, është rritja që PS pati në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2013 ose përkthyer ndryshe në 1 mandat më shumë deputeti, raporton “BalkanWeb”.

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka rezultuar me rritje në Qarkun e Fierit por aq të vogël (444 vota plus) sa për të mos siguruar as edhe një mandat më shumë (4 mandate) nga ato që kishte siguruar 4 vite më parë.

Një tjetër parti që ka siguruar një rritje të numrit të votave në Qarkun e Fierit, rezulton edhe LSI me gati 1703 vota, por që ashtu si edhe në rastin e PD-së, nuk u përkthyen në asnjë mandat plus.

“BalkanWeb” raporton se e vetmja parti që ka pësuar rrudhje të ndjeshme në Qarkun e Fierit, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, rezulton PDIU me 2710 vota më pak ose thënë ndryshe me minus 1 mandat.

QARKU FIER 2013
PS   89637 vota 44,18% (9 mandate)
PD   46374 vota 22,86% (4 mandate)
LSI  19677 vota 9,70%  (2 mandate)
PDIU  9058 vota 4,46%   (1 mandat)

QARKU FIER 2017
PS  104.162 vota 57,15% (10 mandate)
PD   46.818 vota 25,69% (4 mandate)
LSI  21.380 vota 11,73% (2 mandate)
PDIU  6.348 vota 3,48%  (0 mandate)

DEPUTETËT E QARKUT TË FIERIT TË DALË NGA ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT
Partia Socialiste (10 mandate)

1. Erion Braçe
2. Adelina Rista
3. Bashkim Fino
4. Ismet Beqiraj
5. Antoneta Dhima
6. Bujar Çela
7. Tatiana Piro(Nurçe)
8. Anduel Xhindi
9. Gramoz Ruçi
10. Xhevit Bushaj
Partia Demokratike (4 mandate)
1. Enkelejd Alibeaj
2. Genc Pollo
3. Myslim Murrizi
4. Luan Baci
Lëvizja Socialiste për Integrim (2 mandate)
1. Petrit Vasili
2. Robert Bitri
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb