Nga FEJZI KOLANECI

Në studimin e tanishëm, bazuar në fakte, analizohen pikëpamjet e Pythagoras, Plato, Euclid, Archimedes, Saint Augustine, Galileo Galilei, Sir Isaac Newton, Leonhard Euler, Carl F. Gauss, Georg Cantor, Godfrey H. Hardy, Srinivasa Ramanujan, Sir James H. Jeans, Albert Einstein, Paul A. M. Dirac, Kurt F. Gödel, Richard P. Feynman, Eugene P. Wigner, David J. Gross dhe Stephen W. Hawking mbi prejardhjen e Matematikes.
Ka rezultuar se 70% e matematikanëve ose fizikantëve gjenialë të mësipërm kanë mbështetur me vullnet të lirë dhe me qartësi pikëpamjen se Perëndia e krijoi Matematikën (domethënë, se Matematika ka prejardhje hyjnore), ndërsa pjesa tjetër e këtyre shkencëtarëve (30%) kanë pranuar pjesërisht prejardhjen hyjnore të Matematikës.
Studimi përmban edhe pikëpamjet e Besimit Kristian mbi prejardhjen dhe qëllimin e Matematikës dhe mbi marrëdhënien e saj me Perëndinë. Pikëpamjet e 20 shkencëtarëve të mësipërm mbi prejardhjen e Matematikës janë ballafaquar me Biblën dhe janë krahasuar midis tyre.
Përvetesimi dhe zbatimi I Matematikës nga besimtarët Kristianë motivohet nga dashuria për Perëndinë dhe nga përkushtimi ndaj Perëndisë.
Ky studim do të ndihmojë njerëzit për të kuptuar me vërtetësi dhe në thellësi prejardhjen e Matematikës.
Fjalë kyçe: prejardhja hyjnore e Matematikes, Bibla, marrëdhënia e Matematikës me Perëndinë, e vërteta matematike njerëzore.

Hyrje
Në shikim të parë duket sikur Matematika dhe Feja Kristiane janë dy çështje (tema) të ndryshme dhe të palidhura midis tyre. Megjithatë, historia njerëzore ka provuar se disa studiues kanë zbuluar lloje të ndryshme marrëdhëniesh ndërmjet Matematikës dhe Fesë Kristiane.

Ekzistojnë dy pikëpamje për prejardhjen e Matematikës:

Matematika është një rregullsi hyjnore e krijuar nga Perëndia. Matematika ka ekzistuar edhe para njerëzimit tokësor. Ne, njerëzit thjesht e zbulojmë Matematikën.

Shkenca e Matematikës është tërësisht një shpikje njërëzore, e pavarur nga besimi fetar. Njerëzit e shpikën Matematikën duke abstraguar dhe idealizuar objektet e botës reale.

Sqarim
“Të shpikësh” do të thotë të krijosh diçka të re, që nuk ka ekzistuar më parë.
“Të zbulosh” do të thotë të jesh i pari që gjen diçka, që aktualisht është e panjohur, por që ka ekzistuar më parë.
Sipas pikëpamjes së parë, Perëndia e përdori Matematikën kur projektoi krijimin e botës. Matemtika ka ekzistuar para se Perëndia të krijonte Evan dhe Adamin. Sipas pikëpamjes së dytë, lind natyrshëm pyetja: Në qoftë se Matematika u shpik nga njerëzit, a është ajo një shkencë universale? Në qoftë se ekzistojnë qenie inteligjente jashtë-tokësore, a do të kenë shpikur ato të njejtën Matemtikë me atë që njohim ne tokësorët?

Astronomi amerikan Carl Sagan (1934-1996), në librin e tij Cosmos, i ka dhënë përgjigje pohuese pyetjes së mësipërme. Matematikani dhe informatikani i Oxfordit Stephen Wolfram (1959-    ), në librin e tij New Kind of Science, ka argumentuar se në botë (universe) të ndryshme duhet të ekzistojnë Matematika me “nuanca” (ose “aroma”) të ndryshme. Matematika e jonë tokësore paraqit, sipas S. Wolfram, vetëm një përfaqësues të bashkësisë së Matematikave që ekzistojnë. Profesori i Fizikës John Barrow i University of Cambridge, UK, ka shpjeguar se ekzistojnë 200 trilion universe të tjera, secili unik. Ligjet e Fizikës ose të Matematikës që ne njohim në universin tonë janë të ngjashëm me disa rregullore të pushtetit lokal. Ato qeverisin universin tonë, por nuk shpresohet që këto ligje të jenë të zbatueshme në të gjitha universet.

Në studimin e tanishëm do të analizohet Besimi Kristian se Perëndia e krijoi Matematikën, duke u bazuar në Biblën dhe në pikëpamjet e 20 matematikanëve ose fizikantëve të famshëm, që nga lashtësia greke deri në kohën tonë. Shpresohet se studimi i tanishëm do të ndihmojë njërëzit (veçanërisht nxënësit, studentët, mësuesit, pedagogët, punonjësit e institucioneve fetare, etj) për të njohur dhe kuptuar në thellësi prejardhjen e Matematikës, qëllimin dhe rëndësin e saj. Gjithashtu, ky studim mund të shkaktojë një përmbysje të konceptit individual të mëparshëm për Matematikën, bazuar në tekstet mësimore të shkollave të mesme ose të universiteteve në shtete të ndryshme të botës.

Lexuesi do të befasohet nga mendimet dhe nga besimi i matematikanëve më të famshëm (gjenialë) të njerëzimit, të cilët kanë pranuar plotësisht se Matematikën nuk e kanë shpikuar ata, por e krijoi Perëndia. Ne e respektojmë besimin e tyre. Ne besojmë se ekziston Perëndia. Ne besojmë se ka vetëm një Përëndi. Ne besojmë se Shkrimet e Shenjta janë të frymëzuara nga Perëndia dhe nxjerrin në dritë projektimin dhe planin e Tij për njërëzimin.

Ne besojmë se Perëndia ka vetitë e mëposhtme:
Perëndia është qënie personale e gjallë, mendon, ndien, dëshiron dhe vepron. Perëndia është trini i përbërë nga Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Perëndia është shpirt. Ai nuk ka trup, as trajtë ose përmasa fizike. Perëndia është i padukshëm. Perëndia është i pakufizuar në hapësirë-kohë. Perëndia, gjatë gjithë kohës, ndodhet në çdo vend të universit. Perëndia i njeh të gjitha ato që ndodhin në univers dhe çdo gjë që mendojnë njërzit. Perëndia është i përhershëm: nuk ka fillim as fund. Perëndia ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë. Perëndia është i pandryshuar. Gjithëçka që ka qenë Përëndi, akoma është dhe përherë do të jetë Perëndi. Perëndia është i shenjtë dhe madhështor në shenjtëri. Askush nuk është i shenjtë si Perëndia, i cili nuk ka asnjë të metë ose mungesë.

Perëndia është i drejtë. Bibla thotë se e drejta dhe drejtësia janë themelet e fronit të Përëndisë.

Perëndia është i përsosur. Dituria e Përëndisë është e përsosur. Perëndia i di të gjitha ato që kanë ndodhur më përpara, që ndodhin ose do të ndodhin në të ardhmen, duke përfshirë edhe mendimet ose veprimet e njerëzve. Ditura e Perëndisë është përtej kuptimit dhe diturisë njerëzore. Ditura e Perëndiseë është e pafundme. Gjithëçka që bën Perëndia është e pazbulueshme.

Perëndia është Sovran. Ai është i vetmi Sundimtar Epror i Universit. Asgjë nuk është jashtë kontrollit të Perëndisë. Ai bën gjithëçka që do, kudo në univers dhe në çdo kohë. Për Perëndinë nuk ka rastësi. Perëndia, me vullnet të lirë, zbaton çdo gjë sipas planit të Tij. Askush nuk mund ti kërkojë llogari Perëndisë. Askush dhe asnjëherë nuk ka të drejtë të pyesë Perëndinë: Ç’bën kështu?

Perëndia është i gjithëpushtetshëm, ka pushtet suprem. Ai është Perëndia i universit dhe i tërë njerëzimit. Perëndia bën gjithëçka që dëshiron, e cila është në përputhje me karakterin dhe vullnetin e Tij. Perëndia krijon mrekulli që nuk mund të kuptohen apo numërohen nga njerëzit. Perëndia është i paarritshëm dhe i pakapshëm nga mendja njerëzore.

Perëndia nuk mund të gabojë, të gënjejë, të mëkatojë ose të mohojë veten.

Perëndia është dashuri. Perëndia e urren mëkatin. Perëndia i do mëkataret dhe me dëshirë ua fal mëkatet. Perëndia e deshi botën aq shumë sa që e dërgoi dhe sakrifikoi birin e vetëm Jezusin për të shlyer mëkatet tona. Kushdo që beson të Jezusi do të ketë jetën e përjetshme.

Perëndia është thjshtësi hyjnore. Perëndia është krijuesi dhe përkrahësi (përballuesi) i universit. Perëndia e krijoi njeriun dhe e pajisi atë me vullnet të lirë. Perëndia është besimplotë.

Më poshtë paraqiten disa përkufizime të Matematikës.

Përkufizim 1 (Merriam-Webster Dictionary, May 2016)
Matematika është shkenca që studion numrat dhe veprimet me ta, marrëdhëniet, kombinacionet, bashkësitë, abstraksionet, hapësirën, konfiguracionet hapësinore dhe strukturën e tyre, madhësitë e ndryshueshme, matjet, transformimet dhe përgjithësimet.

Përkufizim 2 (në nivelin për student, nga Merriam-Webster Dictionary, May 2016)
Matematika është shkenca që studion numrat, madhësitë e ndryshueshme, matjet, bashkësitë, figurat gjeometrike dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Përkufizim 3 (American Heritage Dictionary, 2014)
Matematika është shkenca që studion matjet, sasitë, vetitë dhe marrëdhëniet reciproke ndërmjet sasive dhe bashkësive, duke përdorur numrat dhe simbolet.

Përkufizim 4 (Encyclopedia Britanica, 2010)
Matematika është shkenca që studion bashkësitë, strukturat, renditjet dhe marrëdhëniet që kanë evoluar nga praktikat elementare të numërimit, matjeve dhe përshkrimit të formës gjeometrike të objekteve.

Përkufizim 5 (Oxford English Dictionary, Oxford University Press, Retrived June 2016)
Matematika është shkenca që studion numrat, hapësirën, strukturat dhe madhësitë e ndryshueshme. Metodat matematike përmbajnë arsyetimin logjik dhe përdorimin e simboleve. Matematika nxjerr në dritë të vërteta duke zhvilluar vërtetime rigoroze.

Përkufizim 6 (G. H. Hardy, 1940)
Matematika është studimi dhe klasifikimi i të gjithë modeleve të mundshme. Matematikani është një ndërtues modelesh me ndihmën e ideve.

Përkufizim 7 (Betrand Russell, 1903)
Krejt shkenca e Matematikës është një Logjikë Simbolike.

Përkufizim 8 (grekët dhe romakët e lashtë)
Matematika studion numrat, sasitë dhe format (trajtat, figurat) gjeometrike.

Disa nga metodat që përdoren në Matematikë janë:
Metodat e Analizës dhe Sintezës
Metoda e Vërtëtimit nga e Kundërta
Metoda e Induksionit
Metoda Aksiomatike-Deduktive
Metoda Koordinative
Metoda Vektoriale
Metoda Tenzoriale
Metoda Matricore

Degët kryesore të Matematikës janë:
Matematika e Mirëfilltë (e Pastër), Matematika e Zbatuar, Teoria e Numrave, Algjebra, Gjeometria Euklidiane, Gjeometritë Joeuklidiane, Gjeometria Analitike, Trigonometria, Analiza Matematike, Analiza Funksionale, Ekuacionet Diferenciale, Analiza Numerike, Teoria e Probabilitetit, Statistika Matemtike, Teoria e Bashkësive, Logjika Matematike, Topologjia dhe Teorina e Lojës, shih Zeigler (2012), pp 7-8, Gowers, Barrow-Green and Leader (2008).

Matematika ka gjetur zbatime të rëndësishme në Shkencat Natyrore (Fizikë, Astronomi, Biologji, Kimi), Shkencat Inxhinierike, Teknologji, Shkencat Kompjuterike, Shkencat Mjekësore, Shkencat Ekonomike (veçanërisht në Financë), Shkencat Politike, Shkencat Mjedisore, Shkencat Ushtarake, Shërbimet Inteligjente, etj.

Struktura e studimit do të jetë kjo:
Në seksionin 2 do të trajtohen pikëpamjet e disa Matematikanëve të shquar të antikitetit klasik dhe të mesjetës për prejardhjen hyjnore të Matematikës. Në seksionin 3 do të analizohen pikëpamjet e disa matematikanëve të shquar të periudhës së rilindjes europiane; në seksionin 4 do të trajtohen pikëpamjet e disa matematikanëve të shquar të periudhës së industrializmit, në seksionin 5 do të analizohen pikëpamjet e disa matematikanëve të shquar të periudhës së luftës së parë botërore dhe luftës së dytë botërore; në seksionin 6 do të trajtohen pikëpamjet e disa shkencëtarëve të shquar të periudhës së luftës së ftohtë, në seksionin 7 do të analizohen pikëpamjet e disa shkencëtarëve të shquar të periudhës postmoderne, në seksionin 8 do të paraqitët Besimi Kristian për origjinën e Matematikës dhe në seksionin 9 do të trajtohen konkluzionet e studimit.

Shkencëtarë dhe filozofë të lashtësisë greke në mbrojtje të pikëpamjes se Perëndia e krijoi Matematikën
Në këtë seksion trajtohen pikëpamjet e Pythagoras, Plato, Euclid, Archimedes dhe Saint Augustine për prejardhjen e Matematikës.

2.1. Pythagoras i Samoa (570-495 BC) ka qenë një filozof dhe matematikan grek i mirënjohur për Teoremën e Pythagoras

Shumë mite ishin krijuar për Pythagoras:
Apollo ishte babain i tij. Në besim fetar dhe në mitologjinë greke-romake, Apollo është Perëndi i muzikës, murtajës, diellit, dritës dhe i diturisë. Apollo është djali i Zeus dhe Leto, ka një motër binjake të quajtur Artemis. Apollo është një nga Perënditë më të rëndësishme dhe komplekse në Olymp.
Pythagoras ishtë i pajisur me zgjuarsi të mbinatyrshme. Ai kishte një kockë të kofshës (femur) të artë.
Pythagoras ishtë parë të ndodhej njëkohësisht në vende të ndryshme. Të gjitha këto mrekulli të Pythagoras janë pranuar të besueshme dhe të vërteta nga bashkëkohës të tij, shih Riedweg (2005), Hermann (2005), Laërtius (1925).

Aristotle e ka përshkruar Pythagoras si figurë mbinjerëzore. Heraclides Ponticus ka raportuar historinë e mëposhtme: Pythagoras ka treguar me hollësi se ai kishte jetuar katër jetë të mëparshme. Një nga jetët e tij të meparëshme kishte qenë një prostitutë shumë e bukur, shih Laërtius (1925). Pythagoras besonte se shpirti i njeriut ka tre bartës (përhapës):
qiellorin, i cili është i ndritshëm dhe sublim, ku shpirti prehet në gjendje lumturie në yjet;
të zjarrtin, i cili vuan pas vdekjes dënimin e mëkatit;
tokësorin, i cili e mban shpirtin në tokë.

Pythagoras ka qenë i pari, i cili ka pohuar se Dielli është një sferë e levizshme në univers dhe se të gjithë planetet rrotullohen rreth tij. Gjithashtu, Pythagoras ka vërtetuar për herë të parë ekzistencën e numrit irracional.

Koncepti i Pythagoras për Matematikën: Çdo njeri është krijuar nga Perëndia për të soditur, menduar dhe për të përvetësuar dije matematike.

Perëndia e përdor Matematikën për të qeverisur (komanduar) universin. Kjo ka qenë doktrina e Shkollës së Pythagoras në Athinë.

2.2. Plato (428-348 BC) ka qenë një filozof grek dhe themelues i Akademisë së Athinës, institucioni i parë i arsimit të lartë në botën perëndimore. Plato ishte djali i dytë i Ariston dhe Perictine. Familja e Plato kishte prejardhje aristokrate në të dy anët, duke përfshirë figura të tilla si Solomon (ligjvënësi i famshëm i Athinës dhe poet lirik), Codrus (mbreti i fundit  i Athinës) dhe Melanthus (mbreti i Messenia). Xhaxhai i Plato ishte Charmides, një mik i vjetër i filozofit të famshëm Socrates (470-399 BC). Kjo miqësi ka ndikuar në formimin e Plato në moshë të re. Që nga viti 387 BC dhe deri në vdekjen e tij, Plato ka qenë Drejtor i Akademisë së Athinës (Shkollës së Lartë të Filozofisë dhe Shkencave).

Platonismi përfaqëson idenë dhe besimin se ekzistojne disa botë të përjetshme dhe të pandryshueshme, të cilat janë plotësisht të pavarura nga bota reale. Platonismi në Matematikë është pikëpamja se matematikanët, më saktë, e zbulojnë matematikën se sa e shpikin atë. Për Platinismin, ekziston një realitet i lashtë matematik (i paraqitur me numra, pika, drejtëza, trekëndësha, rrathë, plane, etj.), i cili ekziston pavarësisht nga mendja dhe eksperienca njerëzore. Të gjitha konceptet matematike janë universale dhe jetojnë në një botë autonome pa dimension kohor. Këto koncepte as nuk mund të krijohen ose të shkatërrohen nga njerëzimi.

Sipas platonismit, matematikanët vetëm mund t’i zbulojnë të vërtetat matematike, por nuk mund t’i shpikin ato. Plato besonte se të vetmet gjëra që ekzistojnë me të vërtëtë dhe plotësisht janë format (idetë). Sipas Plato, Matematika është e shoqëruar fortësisht me format (idetë) dhe me diturinë (njohjen) hyjnore.

Plato nuk e përdori Matematikën për modelimin e disa ligjeve të natyrës, të cilët mund të kontrollohen eksperimentalisht. Më saktë, për Plato, karakteri matematik i botës është pasojë e faktit se “Perëndia e përdor gjithmonë Gjeometrinë, e cila është shpirti i Matematikës”.

Teoria e Formave e Plato argumenton se bota materiale (sikurse perceptohet nga njerëzit) nuk është bota reale, por është vetëm një “ikonë” (shëmbëllim, imazh) e botës reale. Format e paraqitin me vërtetësi botën reale. Format janë thelbi i objektve të botës reale. Format janë objektive dhe të përsosura. Teoria e Formave e Plato quhet ndryshem Idealizëm Platonik ose Idealizëm Objektiv. Plato ka argumentuar se e vërteta matematike është një abstraksion (përgjithësim). Ky përfundim i Plato nuk harmonizohet me Filozofinë Materialiste, e cila thekson se e vërteta është gjithmonë konkrete, por nuk është asnjëherë abstrakte.

Akademia e Plato në Athinë, në shekullin 4 BC, u bë qendra matematike e botës.

Një rrjedhim i rëndësishëm i Teorisë së Formave i përshtatur nga NASA (National Aeurotics and Space Administration of USA), është se Matematika garanton mundësinë më të mirë të komunikimit me qënie inteligjentë jashtëtokësore. Platonismi është joshës (tundues), prandaj disa matematikanë të shquar bashkëkohorë e simpatizojnë platonismin. Për shembull, matematikani i famshëm francez Alain Connes (1947- ), Professor at the College de France, IHES, është një Platonist i paepur.

Të dhëna më të detajuara për Plato dhe filozofinë e tij gjenden në Alican (2012, 2014), Shofield (2014), Richard (2013), Sir Thomas Heath (1981), Fine (2004), Sriraman (2004).

2.3. Euclid i Alexandria (mesi i shekullit 4 BC- mesi i shekullit 3 BC) ishte një matematikan grek, i njohur si “babai i Gjeometrisë”. Ai ka qenë aktiv gjatë mbretërimit të Ptolemy I (323- 283BC) në Alexandria. Njhet pak për jetën e Euclidit. Libri i tij Elements është vlerësuar me ndikim shumë të madh në historinë e Matematikës dhe ka shërbyer si tekst mësimor bazë  i Gjeometrisë deri në vitin 1905. Në këtë libër Euclidi ka përdorur Metodën Aksiomatike- Deduktive për Gjeometrinë, duke u bazuar në një bashkësi aksiomash, më e njohur ndër të cilat është aksioma e paralelizmit. Në shekullin e 19-të, përveç Gjeometrisë Euklidiane, u ndërtuan dhe Gjeometritë Joeuklidiane nga N. I. Llobaçevski, J. Boliai dhe C. F. Gauss. Euclid është i njohur gjithashtu sepse ai vërtetoi i pari teoremën: Ekziston një bashkësi e pafundme numrash prim.

Pikëpamja Euclid për prejardhjen e Matematikës: “Ligjet e universit janë të ndërtuar me mendimet matematike të Perëndisë”, shih Atmann (1999); Douglass (2007); Van der Waerden, Bartel, Marinus (2014); O’Connor and Robertson (2015).

Proclus më vonë ka treguar një histori: Kur mbreti Ptolemy I pyeti nëse ka ndonjë rrugë më të shkurtër për të mësuar Gjeometrinë se sa në librin Elements of Euclid, ky i fundit u përgjigj: “Nuk ka rrugë mbretërore për të mësuar Gjeometrinë”. Euclid ka qenë i pari që përdori vërtetimin matematik rigoroz në Gjeometri. Gjeometria e ndërtuar nga Euclid përmban 10 aksioma, më e famshme (dhe e debatushme) ka qenë aksioma (postulati) 5 i paralelizmit.

2.4. Archimedes i Syeacuse (287- 212 BC) ka qenë matematikan, fizikan, inxhinier, shpikës dhe astronom i Greqisë së lashtë. Archimedes e ndryshoi shkencën e Matematikës dhe marrëdhënien e saj me universin, duke zhvilluar një metodë të re, të thellë dhe më të plotë. Ai zbuloi evidencen e parë empirike dhe eksperimentale për një modelim matematik të qartë të fenomeneve dhe proceseve natyrore. Në studimet e Archimedes linden për herë të parë:

Perceptimi i Matematikës si gjuha e universit;

Konceptimi i Perëndisë si Matematikan.
Archimedes është vlerësuar si Newton ose Gauss i periudhës së lashtësisë. Archimedes ka qenë në rradhë të parë një matematikan. Zbulimet e tij kishin interes teorik dhe praktik. Të dhëna të detajuara për jetën dhe rezulatatet shkencore të Archimedes jepen nga Gow (2005) dhe Hasan (2005). Archimedes ka qenë matematikani më original dhe më i thellë i lashtësisë. Ai ka përdoruar edhe metodën e shumimit të madhësive pambarimisht të vogla, duke  paraprirë konceptin e integralit të caktuar. Gjithashtu, ai zhvilloi më tëj marrëdhënien ndërmjet Formave Platonike dhe realitetit fizik. Një rezultat matematik elegant i Archimedes: ku  tregon vëllimin e sferës së brendashkruar në cilindrin e drejtë rrethor,  tregon sipërfaqen e kësaj sfere,  tregon vëllimin e cilindrit të drejtë rrethor,  tregon sipërfaqen e përgjithëshme të këtij cilindri. Skulptura e sferës së brendashkruar në cilindrin e drejtë rrethor ishte vendosur brenda varrit të Archimedes, sipas kërkesës së tij.

2.5. Shën Augustine i Hippo (354- 430) ka qenë Peshkop i Hippo (Annaba, Algeria) dhe filozof i shquar. Emri i lindjes: Aurelius Augustinus.
Shën Augustine ka mbrojtur idenë se mësimet e Biblës duhet të interpretohen në mënyrë metaforike: disa pjesë ose skena të Biblës janë metafora të zgjeruara të historisë. Por, kjo gjë nuk ndodh për të gjitha pjesët apo skenat e Biblës, shih Augustine of Hippo, De Genesi ad literam, 2:9.

Sipas Augustine, konceptet matematike zbatohen më mirë në objekte ideale. Për shembull, Gjeometria studion rrethin, por nuk ekziston asnjë objekt i botës reale, i cili të jetë saktësisht rreth. Sipas Pythagoras, Plato dhe Shën Augustine, Matematika ekziston në një botë ideale dhe përmban të vërteta të përjetshme. Ky konceptim quhet Realizëm Matematik.

Sipas Augustine, të vërtetat e përjetshme të Matematikës ndodhen në mendjen e Perëndisë. Augustine ka argumentuar se këto të vërteta të përjetshme nuk e kanë origjinën nga objekte të botës materiale ose nga mendja e njeriut. Përkundrazi, të vërtetat e Matematikës burojnë nga një mendje universale dhe e pandryshueshme, e cila i përmban të gjitha të vërtetat. Vetëm Perëndia ka një mendje të tillë. Matematika është e vërtetë për shkak të origjinës hyjnore të saj. Perëndia e krijoi universin sipas një plani racional, duke zbatuar Matematikën. Në këtë mënyrë, Matematika u përvetësua dhe u zhvillua nga njerëzit, të cilët patën përfitime nga Matematika dhe i kënduan lavde Perëndisë. Të dhëna të detajuara për jetën dhe veprimtarinë e Shën Augustine gjenden në Augustine, Saint (1974), Clark (1994), Mathews (2005), Markus (1972), Brown (1967), Ayers (2010), Pollman (2007) dhe Bourke (1984).

Proclus Lycaeus (412-485), një filosof I lashtësisë greke ka thënë:
“Kjo është Matematika: ajo na sjell ndërmend format e padukshme të shpirtit, ajo u jep jetë zbulimeve të saj, ajo zgjon mendimin dhe pastron mendjen njerëzore, ajo nxjerr në dritë idetë tona të brendshme, ajo zhduk harresën dhe largon padijen, të cilat janë të pranishme që nga lindja e njeriut”.

  1. Shkencëtarë të rilindjes europiane në mbrojtje të pikëpamjes se Matematika ka prejardhje hyjnore
  • Në këtë seksion trajtohen pikëpamje të Galileo Galilei, Sir Isaac Newton dhe Leonhard Euler për prejardhjen e Matematikës.
  • Galileo Galilei (1564- 1642) ka qenë një astronom, matematikan dhe fizikant i shquar italian.
  • Merita të Galileo Galilei:
  1. Këmbëngulja e tij se libri i natyrës është shkruar në gjuhën e Matematikës e ndryshoi filozofinë e shkencave natyrore nga verbale në të matematizuar. Galileo ishte i pari që e zëvëndësoi pyetjen: Pse ndodhin gjërat? me pyetjen: Si ndodhin gjërat?
  2. Themelues i metodës eksperimentale në shkencat natyrore, veçanërisht ne Fizikë. Eksperimentimi u bë një metodë efektive për zbulimin dhe kontrollin e ligjeve të natyrës. Galileo e matematizoi Fizikën Eksperimentale.
  3. Revolucionizoi shkencën e Astronomisë duke mbrojtur me argumente shkencore sistemin heliocentric të Copernicus dhe duke ndikuar fuqishëm në pranimin e vërtetësisë së këtij sistemi kosmologjik.
  4. Zbuloi ligjin e rënies së lirë të trupave në sipërfaqen e Tokës, me nxitim konstant
  5. Galileo besonte se Gjeometria është një mjet i fuqishëm për zbulimin e të vërtetave të reja. Sipas tij, dy kyçet e deshifrueshme të gjuhës së universit janë marrëdhëniet matematike numerike (të shprehura me barazime ose mosbarazime) dhe modelet gjeometrike.
  6. Pasi zbuloi se Matematika është gjuha e universit dhe se për të kuptuar universin njerëzit duhet të flisnin këtë gjuhë, Galileo arriti në përfundimin se Perëndia është në të vërtetë një Matematikan.
  • Pikëpamja Galileo për prejardhjen e Matematikës:
  • “Libri i madh i universit është shkruar nga Perëndia në gjuhën e Matematikës. Ky libër i madh qëndron gjithmonë i hapur para syve tanë. Gërma të gjuhës së këtij libri janë numrat dhe figurat gjeometrike (trekëndëshi, rrethi, sfera, etj.). Universin nuk mund ta kuptojmë për aq kohë sa ne nuk kemi mësuar gjuhën e Matematikës dhe nuk jemi familjarizuar me rregullat e kësaj gjuhe. Pa përvetësuar Matematikën, libri i madh i universit do të na duket si një labirinth i errët dhe i zymtë, sepse ne nuk do të kuptojmë asnjë fjalë të vetme të këtij libri”.
  • Perëndia ka folur në gjuhën e Matematikës kur projektoj dhe krijoi universin (afërsisht, 13.8 miliard vite më parë).
  • Si mund të shpjegohen ose interpretohen rastet kur Shkrimet e Shenjta bien në kundërshtime me Matematikën?
  • Konkretisht, cfarë mund të thuhet për gjyqin e famshëm të Galileos?
  • Në këtë gjyq doli në dritë dhe u analizua konflikti ndërmjet sistemit diellor gjeocentrik dhe sistemit diellor heliocentrik. Sipas rregullave të Kishës Katolike të Romës, Perëndia konsiderohej “Autor” i Biblës.
  • Në të vërtëtë, në gjyqin e famshëm të Galileos, konflikt parësor ishte ai ndërmjet sistemit gjeocentrik dhe atij heliocentric, ndërsa konflikt dytësor ishte ai ndermjet Kishës Katolike të Romës dhe Galileo Galileit. Në atë kohë, Kisha Katolike e Romës e shpalli heretik sistemin heliocentrik të N. Copernicus, sepse ky system binte në kundërshtim të hapur me Shkrimet e Shenjta. Mbrojtja e sistemit heliocentrik nga Galileo e sfidonte autoritetin e Kishës Katolike në interpretime të Shkrimeve të Shenjta. Kaq për polemikat e Kishës Katolike me Galilein.
  •  
  • Në 31 tetor 1992 Kisha Katolike e rehabilitoi Galileo Galilein. Papa John Paul II e vlerësoi Galileon “një besimtar të sinqertë, i cili zbuloi dhe interpretoi një mospërputhje të qartë ndërmjet shkencës dhe Shkrimeve të Shenjta”. Në atë kohë gazeta The Los Angeles Times deklaroi me shaka: “Madje edhe për Vatican-in Toka rrotullohet rreth Diellit. Ky njoftim është zyrtar”.
  • Werner Karl Heisenberg (1901-1976), fizikant teorik gjenial gjerman, një ndër themeluesit e Matematikës Kuantike, fitues i Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 1932, ka dhënë këtë shpjegim:
  •       Në historinë e shkencave, që nga koha e gjyqit të famshëm të Galileos, është sqaruar në mënyrë të përsëritur pikëpamja se e vërteta shkencore, në disa raste nuk mund të paqësohet (të pajtohet me rrugën paqësore) me interpretimin fetar të botës. Shkenca dhe feja, në disa raste, janë të papajtueshme midis tyre, sepse ato i referohen dy botëve të ndryshme. Shkenca studion botën materiale, ndërsa feja ka të bëjë me botën shpirtërore. Në shkencë njerëzit synojnë të zbulojnë cfarë është e vërtëtë ose e gënjeshtërt; në fe njerërzit mësojnë çfarë është e mirë ose e keqe. Shkenca është baza e teknikës dhe teknologjisë, ndërsa feja është baza e etikës. Gjithashtu, etika është kusht paraprak i jetës së njerëzimit.
  • Këto dy mbretëri, bota materiale objektive dhe bota shpirtërore subjektive janë të ndara nga njëra tjetra. W. Heisenber nuk ka qenë aspak i gëzuar (optimist) për ekzistencën e kësaj ndarje. Ai ka dyshuar nëse shoqëria njerëzore mund të ndihet mirë (dhe të jetojë në harmoni) në praninë e një dallimi (konflikti) kaq të mprehtë ndërmjet shkencës dhe fesë, shih Heisenberg (1973).
  • Prandaj, Alber Einstein dhe Werner Heisenberg kanë qenë gjithmonë të vendosur dhe kanë bërë hapa të rëndesishëm në rrugën e paqësimit të shkencës me fenë. Kujtojmë citatin e famshëm të Einstein: “Shkenca pa fenë është gjysmake, feja pa shkencën është e verbër: për të kuptuar më qartë se shkenca dhe feja plotësojnë njëra tjetren (por nuk janë armike të njëra tjetrës).
  • Sipas fizikantit gjenial gjerman Max Planck (1858-1947), fitues i Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 1918, shkencëtarët janë njerëzit që besojnë. Të besosh do të thotë të njohësh diçka si të vërtet. Si Feja dhe Shkenca kërkojnë besimin në Perëndi. Për besimtarët fetarë Perëndia është në fillim, ndërsa për fizikantët Perëndia është në fund të gjithëçkaje që merret në shqyrtim; për të parët Perëndia është baza, ndërsa për të dytët Perëndia është maja e çdo pikëpamje për botën.
  • Akademia Kombëtare e Shkencave e USA mbështet pikëpamjen se kontradita ndërmjet shkencës dhe fesë nuk duhet të ekzistojë, sepse dëmton harmoninë njerëzore: “Shkenca dhe feja bazohen në aspekte të ndryshme të eksperiencës njerëzore. Në shkencë, shpjegimet duhet të bazohen në të dhëna faktike dhe vrojtime të botës reale. Besimi fetar nuk varet nga të dhënat empirike të botës reale, dhe përmban zakonsiht forca të mbinatyrshme , të cilat nuk mund të studiohen nga shkenca. Në këtë kuptim, shkenca dhe feja janë të ndara nga njëra tjetra dhe i drejtohen aspekteve të kuptimit njerëzor në rrugë të ndryshme. Orvatjet për ti vënë shkencën dhe fenë kundër njëra tjetrës krijojnë polemika, të cilat nuk i nevojiten të ekzistojnë asnjërës prej tyre”, shih “Evolution Resources from the National Acedemies” .nas.edu.Retrieved 9 March 2016.
  • Të dhëna të detajuara për jetën dhe veprimtarinë shkencore të Galielo Galileit gjenden në Whitehouse (2009), Weidhorn (2005), Finocchiaro (2010), Stillman (1999), Vatican (1992-11-07), Drake(1970, 1990), Einstein (1954), Fantoli (2003), Heilborn (2010) and Works by Galileo Galilei (2015).
  • 3.2 Sir Isaac Newton (25 dhjetor 1642- 20 mars 1726) ka qenë një fizikant dhe matematikan gjenial anglez. Ai është vlerësuar ne vitin 2005 si fizikanti më i madh i të gjitha kohërave dhe si figurë kyce e revolucionit shkencor. Newton dhe matematikani i shquar gjerman Gootfried Wilhelm von Leibniz zhvilluan Calculus (konkretisht, Teorinë e Derivatit, Teorinë e Integralit dhe Zbatime). Newton formuloi ligjet e lëvizjes mekanike dhe ligjin e gravitacionit universal. Ai deduktoi ligjet e Keplerit të lëvizjes së planeteve të sistemit diellor, duke u bazuar në modelin matematik të gravitacionit. Ai parashikoi i pari se Toka ka formën e një sferoidi (sferë të shtypur).
  • Newton ndërtoi i pari teleskopin praktik me reflektim. Ai ka meritën kryesore në zhvillimin e Optikës Fizike. Newton kontriboi në studimin e serive polinomiale duke përgjithësuar Teoremën Binomiale për eksponentë jo të plotë:  ku  është një numër jo i plotë. Ai zhvilloi një metodë numerike për llogaritjen e përafërt të rrënjëve të polinomeve algjebrike (e cila sot quhet Metoda Newton).Vepra shkencore kryesore e Newton titullohet: “Parimet Matematike të Filozofisë Natyrore” dhe u publikua ne vitin 1687.  Në atë kohë, Filozofia Natyrore përmblidhte Fizikën dhe Matematikën.
  • Newton ka qenë një gjeni i jashtëzakonshëm. Ai është vlerësuar nga Albert Einstein si fizikanti më i madh i njerëzimit gjatë gjithë kohërave. Matematicieni i shquar francez Joseph- Louis Lagrange ka deklaruar në vitin1867: “Sir Isaas Newton ka qenë gjeniu më i madh që ka jetuar ndonjëherë”.
  • Në varrin e Newton është vendosur një epitaf i famshëm, i shkruar nga poeti anglez Alexander Pope: “Natyra dhe ligjet e natyrës shtrihen të fshehura në errësirë, Perëndia tha “Le të lindë Newton dhe gjithçka u bë dritë”.
  • Në shekujt 17-18 shumë njerëz besonin se Sir Isaac Newton kishte zbuluar disa ligje themelore të Krijuesit. Voltaire ka thënë: “Shumë pak njerëz e lexonin Newton-in, sepse duhet të ishin të ditur për ta kuptuar atë. Por çdo njeri fliste për Newton-in”.
  • Newton ka qenë President of Royal Society (Akademia e Shkencave e Anglisë) dhe Shef i Departamentit të Fizikës Teorike në Trinity College, Cambridge, UK.
  • Sir Isaac Newton zbuloi ligjet e makanikës, ligjin e gravitacionit universal dhe ligjet e optikës. Në atë përiudhë kohore, disa njerëz kishin mendur se Newton kishte zbuluar Teorinë e Gjithçkaje. Ky mendim nuk ishte i saktë, sepse Newton nuk kishte zbuluar ligjin e forcës elektromagnetike, ligjet e forcave të bashkëveprimeve të forta dhe bashkëveprimeve të dobta. Në kohën kur jetoi Newton, Mekanika Kuantike nuk kishte lindur akoma.
  • Einstein mbante në murin e kabinetit të tij një fotografi të Newton-it, një fotografi të Michael Faraday-t dhe një fotografi të James Clerck Maxwell-it. Einstein e ka vlerësuar Newton-in “gjeni në Matemtikë”. Gjithashtu, sipas Einstein-it “ Në Theologji, Newton-i tregoi po aq shumë cilësi të lartë mendore sa edhe në Fizikë”.
  • Sir Isaac Newton nuk u martua asnjëherë. Shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Voltaire (1694- 1778), gjatë kohës kur ndodhej në funeralin e Newton-it, ka shkruar: “Newton nuk ka patur marrëdhënie intime me asnjë femër”.
  • Sir Isaac Newton ka parashikuar matematikisht datën e Apocalypse. Sipas llogaritjeve të kryera prej tij, fundi i botës do të jetë jo më parë se 2060. Pra, ky parashikim i Newton-t shprehet me mosbarazim. Matematikani i famshëm rus A. N. Kollmogorov (1903- 1987) ka argumentar se parashikimi i Apocalypse nga Newton mund të jetë i pasaktë.
  • Sipas besimit Kristian, vetëm Perëndia e di me saktësi datën (ditën dhe orën) e Apocalypse.
  • Pikëpamja e Sir Isaac Newton për prejardhjen e Matematikës
  • Newton ka qenë besimtar Kristian i përkushtuar jo-ortodoks. Thuhej, privatisht, sikur Newton nuk kishte pranuar Doktrinën e Trinitetit. Newton i ka kushtuar shumë vite studimit të Biblës dhe Alkimisë, por shumica e studimeve të kryera prej tij në këto dy fusha nuk janë të publikuara. Newton besonte se Perëndia është krijuesi dhe mbështetësi (përballuesi, përkrahësi) i të gjithë atomeve të përbëjnë lëndën në univers. Perëndia i krijoi atomet dhe i mban ata në rregull (në harmoni). Perëndia (përvec të tjerave) është një Matematikan, që krijoi unviersin dhe e komandon atë me ndihmën e Matematikës.
  • Rregullshmëria (përsosmëria) matematike e pjesës së vrojtuar të kozmosit është një provë për ekzistencën e Perëndisë. Sipas Newton-it, sistemi më i bukur i përbërë nga Dielli, planetet dhe kometat, do të vazhdojë të jetë i qëndrushem vetëm për shkak të Perëndisë dhe sundimit të një Qënie inteligjente dhe të plotfuqishme. Sukseset e Matematikës teorike dhe aplikative në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore janë provë e urtësisë të Perëndiseë. Newton ka thënë: “Të gjitha zbulimet e mia janë bërë në përgjigje të lutjes për Perëndinë”, shih Lamont (2000).
  • Të dhëna të detajuara për jetën, veprimtarinë shkencore, botëkuptimin fetar dhe publikimet e studimeve të Sir Isaac Newton gjenden në Westfall (2007), Christianson (1984, 1996), Bardi (2006), Bechler (2013), Simmons (1996), Force dhe Richard eds. (1999), Keynes (2012). Sagan (1985), Newton’s Principia (http://rack1.ul.cs.cmu.edu/is/newton), “Newton Papers” (http://culd.lib.cam.ac.uk/collections/newton)- Cambridge Religious Side, Predict Date of Apocalypse”. Assocated Press. 19 June 2007. Archived from the original on 13 August 2007. Retrived 1 August 2007.
  • 3.3. Leonhard Euler (15 prill 1707- 18 shtator 1783) ka lindur në Basel (Zvicer) dhe ka vdekur në Saint Petersburg (kryeqyteti i Perandorisë Ruse). Euler ka qenë matematikan, fizikant, astronom, dhe inxhinier zvicerian, i cili ka bërë zbulime të rëndësishme në Analizën Matematike, Ekucaionet Diferenciale, Teorinë e Numrave, Teorinë e Grafeve, Topologji. Ai është njohur gjithashtu për studimet e kryera në Mekanikë, Optikë, Dinamikën e Lëngjeve dhe Astronomi. Përmbledhja e punimeve shkencore të Euler kap 60-80 vëllime, më tepër se çdo matematikan tjetër i botës. Euler është vlerësuar nga disa skencëtarë si matematikani më i madh i të gjitha kohërave. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Saint Petersburg dhe në Berlin. Disa nga rezultatet e Euler në Matematikë do të paraqiten shkurtimisht më poshtë:
  1. Numri i Euler-it është konstante themelore e Matematikës
  2. Konstantja Euler- Mascheroni
  • Deri më sot nuk është vërtetuar matematikisht nëse konstantja γ është numër racional ose numër irracional
  1. Euler ka vërtetuar formulat:
  • ku       ,
  •  
  1. Euler ka meritë kryesore në nxjerrjen në dritë të elegancës (bukurisë) së Matematikë Identiteti i Eulerit është pranuar botërisht si rezulatati më elegant i Matematikës. Ky identitet përmban katër konstante themelore dhe tre veprime algjebrike themelore. Një formulë tjetër elegante e Euler është: vlera kryesore . Një rezultat matematikor tjetër elegant është Teorema Euler për shumëfaqeshin (poliedrin) e mysët (konveks). Në çdo shumëfaqësh të myset është e vërtetë formula: V+F=E+2, ku E tregon numrin e brinjëve të shumëfaqëshit, V tregon numrin e kulmeve të shumëfaqëshit, F tregon numrin e faqeve të shumëfaqeshit.
  2. Euler ka dhënë i pari përkufizimin rigoroz të funksionit y=f(x), i cili është koncept kryesor i Analizës Matematike.
  • Pikëpamja Euler për prejardhjen e Matematikës:
  • Perëndia e krijoi Matematikën.
  • Euler ka qenë një Kristian i përkushtuar gjatë gjithë jetës së tij. Ai besonte se Bibla ka frymëzim hyjnor.
  • Të dhëna të hollësishme për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin e Eulerit gjenden në Calinger (2015), James (2002), Yakovlev (1983), Dunham (2007) dhe Euler (Internet archive, Digitized by Google, Retrived 15 April 2013).
  • Pierre- Simon Laplace ka thënë: “Studioni Euler, studioni Euler, ai është mjeshtri i ne të gjithëve”.
  1. Matematikanë të përiudhes së industrializimit në mbrojtje të prejardhjes hyjnore të Matematikës
  • Në këtë seksion trajtohen pikëpamjet e Carl Friedrich Gauss dhe Georg Cantor për prejardhjen e Matematikës.
  • 4.1 Carl Friedrich Gauss (30 prill 1777- 23 shkurt 1855) ka qenë matematikan gjenial gjerman, i cili ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e disa degëve të Matematikës, duke përfshirë Algjebrën, Teorinë e Probabilitetit, Analizën Matematike, Teorine e Numrave, Gjeometrinë Diferenciale, Teorinë e Matricave, Ekuacionet Diferenciale, etj. Gjithashtu, Gauss ka ndikuar në zhvillimin e Gjeodezisë, Gjeofizikës, Elektrostatikës dhe Optikës.
  • Gauss është vlerësuar nga institucione shkencore prestigjoze “Matematikani më i madh i të gjitha kohërave që nga lashtësia” ose “Princi i Matematikanëve”.
  • Disa merita të Gaussit në Matematikë janë:
  • Shpërndarja normale në Teorinë e Probabilitetit, teorema themelore e Algjebrës, ndarja e rrethit në 17 pjesë të barabarta me kompast, etj. Gauss ka thenë: “Matematika është mbretëresha e shkencave”, sepse Matematika është forcë drejtuese e kërkimeve shkencore në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore.
  • Prova që Gauss besonte në Perëndi vjen nga fjalët e tij, pasi ai zgjidhi një problem matematik që e mundonte më parë: “Më në fund arrita të zgjidh problemin, jo falë përpjekjeve të mia të shumta, por nga mirësia e Zotit tonë”.
  • Gauss ishte një protestant lutherian, një anëtar i rregullt i Kishës Evangjeliste Lutheriane të Shën Albans në Göttingen. Gauss besonte te Perëndia i Përjetshëm, i Gjithëditur dhe i Plotfuqishëm.
  • Ky besim në Perëndi formonte bazën e jetës fetare të Gaussit, e cila harmonizohej plotësisht me kërkimet shkencore të tij. Gaussi ka thënë: “Besimi në Perëndi nuk duhet mermeritur, por duhet jetuar”.
  • Gauss besonte në jetën e përtejme. Ai ka thënë: “Pa përjetësinë bota do të jetë pa kuptim, krijimi i universit do të jetë një absurditet”.
  • Gauss besonte se një jetë e kaluar denjësisht në Toke është përgatitja më e mirë dhe e vetme për parajsën. Ndërgjegja fetare e Gauss bazohej në një dëshirë dhe ndjenjë të thellë drejtësie jo vetëm intelektuale, por edhe materiale. Ai e konceptonte jetën shpirtërore si një univers, të komanduar nga e vërteta universale dhe e përjetshme. Nga ky burim, Gauss fitoi vetëbesimin e fortë se vdekja e njeriut nuk është fundi i gjthëçkaje.
  •   
  • Pikëpamja e Gaussit për prejardhjen e Matematikës:
  • Perëndia e bëri Arithmetikën. Besimi në Perëndi është përcaktues në studimet dhe kërkimet shkencore të Matematikanëve. Të  dhëna më të detajuara për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin e Carl Friedrich Gauss gjenden në Dunnington (2004), Zeidler (2004), Zeigler (2012), Sciendtist dhe God (2002), Bühler (1987), Simmons (1996), Tent (2006), The Hutchinson Dictionary (2015), Royal Netherlands Academy (2015), and Wichita State University (2015).
  • Georg Cantor (3 mars 1845- 6 janar 1918) ka qenë një matematikan i shquar gjerman. Ai konsiderohet zbuluesi i Teorisë së Bashkësive, e cila është themelore në Matematikë. Cantor argumentoi matematikisht rëndësinë e konceptit “korrespondencë biunivoke” (ose “korrespondencë një për një”) ndërmjet dy bashkësive. Ai përkufizoi “fuqinë e bashkësisë”, “infinitin” dhe “infinitin e infinitive”. Teorina e Bashkësive e Cantor ka patur rëndësi të madhe matematike dhe filozofike. Në këtë teori është mbështetur grupi i famshëm i matematikanëve francezë me pseudonimin “Nicola Bourbaki” për të deduktuar Matematikën Moderne. Gjithashtu, në këtë teori lindi dhe u zgjidh “Hipoteza e Continuumit”, por lindi edhe “ Paradoksi Russell”.
  • Teoria e Bashkësive e zbuluar nga Cantor ka patur dhe kundërshtarë të rreptë. Matematikani i famshëm francez Henri Poincaré (1854-1912) ka thënë: “Idetë e Cantorit në Teorinë e Bashkësive janë një sëmundje e rëndë, e cila ka infektuar shkencën e Matematikës”. Matematikani i shquar gjerman Leopold Kronecker (|1823-1891) ka kundërshtuar hapur Cantorin, duke e quajtur “sharlatan shkencor”, “renegat” dhe “korruptues të rinisë”. Cantor ka qenë një Lutherian i përkushtuar. Ai besonte se arritjet shkencore të tij për fuqitë e bashkësive të pafundme i ishin komunikuar Cantorit drejtpërsëdrejti nga Zoti i cili e kishte zgjedhur Cantorin për të nxjerrë në dritë ato zbulime para njerëzve, shih Dauben Joseph (2004).
  • Pikëpamja Cantor për prejardhjen e Matematikës:
  • Cantor e identifikoi infinitin absolut me Perëndinë. Ai besonte se Teoria e tij për fuqitë e bashkësive të pafundme prirej (drejtohej) kundër materializmit dhe determinizmit në filozofi. Cantor ka mbrojtur idenë se “thelbi i Matematikës është liria e saj”. Ai argumentoi dhe pohoi besimin e tij në lirinë e Matematikës dhe koncepteve matematike, pavarësisht nga bota e fenomeneve fizike, sepse ato i përkasin një realiteti të brendshëm. Kërkesa e vetme që duhet të kënaqin rezultatet matematike është që ato duhet të jenë pa kotradikta të brendshme dhe të deduktohen logjikisht nga përkufizimet, aksiomat dhe teoremat ekzistuese. Njohja e pafundme e Perëndisë implikon (sjell si pasojë logjike) se fuqitë e bashkësive të pafundme ekzistojnë në mendjen e Perëndisë. Të dhëna më të plota për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin e Georg Cantor gjendën në Dauben (1979), Purket and Ilgauds (1985) dhe Suppes (1972).
  1. Matematikanë të periudhës së luftës së I dhe II botërore në mbrojtje të prejardhjes hyjnore të Matematikës
  • Në këtë seksion trajtohen pikëpamje të G.H. Hardy, S. Ramanujan dhe J.Jeans për prejardhjen e Matematikës.
  • 5.1 Godfrey Harold Hardy (7 shkurt 1877 – 1 dhjetor 1947) ka qenë një matematikan i famshëm anglez, i njohur për arritje shkencore në Teorinë e Numrave, Analizën Matematike dhe më gjerë, në Matematikën e Mirëfillët (Matematikën Puro).  Hardy ka qenë Anëtar i Akademisë të Shkencave të Anglisë, profesor i Matematikës në Trinity College, Cambridge dhe në New College, Oxford. Hardy është i njohur dhe për arritjet e tij në estetikën e Matematikës , të prezantuara në librin e tij “A Mathematician’s Apology”, Cambridge University Press, UK.
  • Hardy ka pohuar disa herë se arritja e tij më e madhe në Matematikë ka qenë zbulimi i matematikanit të famshëm autodidakt indian Srinivasa Ramanujan. Hardy ka qenë një atheist. Studimet shkencore të Hardy janë publikuar në 7 Vëllime nga Oxford University Press. Dallohen qartësisht aftësitë e mrekullueshme të G.H.Hardy dhe John Edensor Littlewood në formulimin e dy hipotezave, në Teorine e Mosbarazimeve dhe në seritë divergjente. Miku i tij, ekonomisti i famshëm anglez John Maynard Keynes ka thënë: “Në qoftë se Hardy do të kishte lexuar për gjysmë ore çdo ditë të dhënat e kursit të këmbimit valuator me aq interes dhe vëmendje sa ai i kushtonte pikëve (rezultateve) ditore të cricket, ai do të ishte bërë një pasanik”. Hardy besonte se “Një Matematikan, sikuse një poet, është një ndërtues modelesh, të bazuara në ide”. “Matematika, ndryshe nga muzika e sferave është e varur vetëm nga kufizimet e detyruara (e imponuara) dhe nga ligjet e të menduarit (logjikes njerëzore)”
  • Hardy ka thënë: “Archimedes do të mbahet mend edhe atëherë kur Aeschylus të jetë harruar, sepse gjuhët vdesin ndërsa idetë matematike nuk vdesin”.
  • Pikëpamje të Hardy për prejardhjen e Matematikës:
  1. Unë besoj se realiteti matematik (bota e të vërtetave të Matematikës) jeton (ndodhet) jashtë njerëzimit dhe se është detyrë e jona që ta zbulojmë ose vrojtojmë atë.
  2. Nuk ka vend në këtë botë për Matematikë të shëmtuar (të neveritshme, të papëlqyer).
  • Të dhëna më të detajuara për jetën dhe veprimtarinë shkencore të G.H.Hardy gjenden në Hardy (2004), (1966), Hardy, Littlewood and Polya (1952), Titchmarsh (1949),(1950), Hardy (1979), Szàsz (1950), Works by Godfrey Harold Hardy at Project Gutenberg.
  • 5.2 Srinivasa Aiyanger Ramanujan (22 dhjetor 1887- 26 prill 1920) ka qenë një matematikan i famshëm autodidakt indian. Ndonëse nuk pati kryer arsimin e lartë në Matematikën e Mirëfillët, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në Analizën Matematike, Teorinë e Numrave, Teorinë e Serive Numerike ose të Serive Funksionale dhe në Teorinë e Vazhdushmerisë të Funksioneve. Ramanujan pati një bashkëpunim shkencor të famshëm me matematikanin anglez G.H.Hardy. Gjatë jetës së tij të shkurtër 32 vjecare, Ramanujan propozoi (formuloi) 3900 rezultate matematike origjinale (shumica e tyre janë identitete dhe ekuacione). Aktualisht, pothuajse të gjitha këto 3900 pohimet e Ramanujan janë vërtetuar rigorozisht. Matematikani dhe informaticieni i famshëm argjentinas Gregory Chaitin ka thënë për Ramanujan: “Më pak vërtetime, më shumë të vërteta”. Në një intervistë të rëndësishme, kur Hardy ishte pyetur për kontributin e tij më të madh në Matematikë, Hardy u përgjigj menjëherë se kontributi i tij më i madh në Matematikë ishte zbulimi i talentit të jashtëzakonshëm të Ramanujanit. Ne 14 korrik 1909 Ramanujan u martua me vajzën indiane dhjetë vjecare Srimathi Janaki (1899-1994). Babai i tij nuk mori pjesë në ceremoninë e martesës. Ramanujan u diagnostifikua me tuberkulos në vitin 1919 dhe vdiq në 26 prill 1920. Ai ka punuar në Trinity College, Cambridge, UK. Littlewood ka thënë :  “Çdo numër natyror ka qenë mik personal i Ramanujanit”. Matematikani i shquar Paul Erdös ka raportuar një vlerësim personal të matematikanëve të bazuar në talentin e mirëfillët të tyre. Ky vlerësim ishte kryer nga G. H. Hardy në vitin 1919, duke u bazuar në sistemin (shkallën) nga 0 në 100 pikë. Hardy i dha vetes 25 pikë, J.E.Littlewoodit 30 pikë, David Hilbertit 80 pikë dhe Ramanujanit 100 pikë.
  • Pikëpamje të Ramanujan për prejardhjen e Matematikës:
  • Ramanujan kishte thënë shpesh herë: “Një ekuacion nuk ka kuptim për mua po të mos paraqitë një mendim të Perëndisë”.
  • Gjithashtu, Hardy ka vënë në dukje se për Ramanujanin të gjitha fetë ishin njëlloj të vërteta.
  • Të dhëna të detajuara për jetën dhe veprimtarinë shkencore të Ramanujan gjenden në Berndt (1985), (1999), (1993), (2004), (2005), Hardy (1978), Ramanujan (2000), Berndt and Rankin (2001), Chaitin (2007), IMS (2012) dhe Alladi (1987).
  • 5.3. Sir James Hopwood Jeans (11 shtator 1877 – 16 shtator 1946) ka qenë një fizikant, matematikan dhe astronom i shquar anglez, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Anglisë, profesor në Trinity College, Cambridge UK dhe në Princeton University, USA.
  • Reputacioni shkencor i Sir James Jeans bazohet në Teorinë Dinamike të Gazeve (1904), Makanikën Teorike (1906), Teorine Matematike të Elektricitetit dhe Magnetizmit (1908), Astronomi dhe Kozmologji (1928), Universi Misterioz (1930), Universi Përqark Nesh në Hapesirë- Kohë (1934), Fizika dhe Fiziologjia (1942).
  • Sir James Jeans ka argumentuar shkencërisht se Hipoteza Laplace mbi origjinën e sistemit diellor nga një mjegullnajë gazi është e gabuar. Ai ka mbështetur Teorine e Katastrofës, të fomuluar nga gjeologu i shquar amerikan Thomas C. Chamberlin. Gjithashtu, Sir James Jeans e ka zbatuar me efektivitet të lartë Matematikën në Termodinamikë dhe në Teorinë e Rrezatimit. Ne botëkuptimin fetar, Sir James Jeans ka qenë një Mason agnostik.
  • Pikëpamje të Sir James Jeans për prejardhjen e Matematikës:
  • Informacioni i njohjes njerëzore po na con drejt një realiteti jomekanik: Universi ka filluar të na duket më shumë si një mendje gjigande se sa si një makinë gjigande. Universi është krijuar dhe komandohet nga Perëndia. Universi duket të jetë projektuar nga një Matematikan i vertetë, i panjollë, i kulluar, shih Jeans (2009), f.137
  • Të dhëna më të detajuara për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin e Sir James Jeans gjenden në Milne (2013), Bell (1986), Jeans (2009).
  1. Shkencëtare të periudhës së luftës së ftohtë në mbrojtje të prejardhjes hyjnore të Matematikës
  • Në këtë seksion trajtohen pikëpamje të A. Einstein, P.A.M Dirac, K. Gödel dhe R.Feynman për prejardhjen e Matematikës
  • Albert Einstein (14 mars 1879- 18 prill 1955) ka qenë fizikant teorik gjenial gjerman- amerikan. Ai është vlerësuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave e Amerikës në vitin 2009 “fizikanti më i madh i të gjitha kohëve”. Fjala “Einstein” është përdorur dendur në botë si sinonim i fjalës “gjeni”.
  • Einstein fitoi në vitin 1921 Çmimin Nobel në Fizikë, për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik dhe për shërbime në Fizikën Teorike.
  • Meritat kryesore të Albert Einstein janë:
  1. Zhvillimi i Teorisë Speciale të Relativitetit, në vitin 1905
  2. Ndërtimi i Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit, në vitet 1916-1917
  3. Zbatimi i Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit në modelin dinamik të struktures së universit, në vitet 1917-1918
  4. Zbulimi i formulës së famshme për ekuivalencën e masës dhe energjisë, e cila u publikua në revistën shkencore gjermane Annalen der Physik në vitin 1905.
  5. Formulimi dhe nënshkrimi i Manifestit Russell- Einstein për rrezikun e shkaktuar nga prodhimi dhe përdorimi i armëve bërthamore.
  6. Kontributi parësor i A. Einstein në luftën për paqe.
  7. Përpjekje shumëvjecare për të pajtuar shkencën me fenë. Einstein besonte se shkenca dhe feja nuk ndodhën në marrëdhënie antagoniste midis tyre, por ato plotësojnë njëra tjetrën. Ai ka thënë: “Shkenca pa fenë është gjysmake. Feja pa shkencen është e verbër”.
  • Formula  është vleresuar si formula më e bukur dhe elegante e Fizikës.
  • Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einsteinit e zbatuar në Kosmologji zbuloi se universi është dinamik, ose duke u zgjeruar ose duke u tkurrur. Ky parashikim gjenial i universit që zgjerohet u vrojtua në vitin 1929 nga astronomi i shquar amerikan Edwin Hubble. Pas këtij zbulimi, u konfirmua vërtetësia e Modelit Friedmann-Einstein të universit. Einstein ka publikuar gjithësej 300 studime shkencore dhe 150 studime shkencore të popullarizuara, të cilat përmbajnë 30000 dokumente unike.
  • Bindjet politike të Einstein kanë qenë pro socializmit, të shoqëruara me kritika të rrepta të sistemit kapitalist. Këto bindje politike të tij janë paraqitur në studimin “Why Socialism?” dhe në disa ese të tjera të tij. Gjithashtu, Einstein ka mbrojtur fuqimisht idenë e një qeverie demokratike globale, në kuadrin e federatës botërore. Botëkuptimi fetar i Albert Einsteinit është studiuar intesivisht. Ai besonte në Zotin “pantheist” të filozofit të shquar holandez Baruch Spinoza (1632-1677), i cili e zbulon praninë e tij në harmoninë e çdo gjëje që ekziston (në harmoninë e universit). Einstein ka sqaruar: “Njeriu nuk mund të kuptojë natyrën e Perëndisë. Ne shohim një univers të rregulluar në mënyrë të mahnitshme , i cili kënaq disa ligje, por ne mund ti kuptojmë këto ligje vetëm pjesërisht. Mendjet tona të kufizuara nuk mund të kuptojnë forcën misterioze që i mban të bashkuara konstelacionet. Unë jam i mahnitur nga Pantheismi i Spinozës. Unë admiroj kontributin e tij në mendimin modern. Spinoza është filozofi më i madh, sepse ai është filozofi i parë që bashkoi në një të vetme trupin me shpirtin, jo si dy gjëra të ndara. Ne duhet të admirojmë me përkushtim harmonminë e bukur të strukurës së botës. Unë dua të njoh si e krijoi Perëndia botën, unë nuk jam interesuar për këtë ose atë fenomen, për spektrin e këtij apo atij elementi kimik të veçantë. Unë dua të njoh vendimet e Perëndise, pjesa tjetër janë detaje”.
  • Einstein nuk besonte në Zotin personal. Ai ka shkruar: “Unë nuk besoj në Perëndinë personal. Unë asnjëherë nuk e kam mohuar këtë gjë, por e kam shprehur qartë”. “Sipas mendimit tim (Einstein), ideja e Perëndisë personal është mjaft aliene dhe naive”.
  • Einstein nuk besonte në jetën e përtejme. Në një intervistë dy javë para vdekjes ai ka thënë: “Nuk besoj në jetën e përtejshme. Një jetë është e mjaftueshme për mua”.
  • Einstein e karakterizonte vetën si “besimtar i përkushtuar” në një kuptim specifik. Ai ka thënë: “Emocioni më i bukur që ne mund të përjetojmë është mistiku. Ai është fuqia e artit të vërtetë dhe shkencës së vërtetë”.
  • Pikëpamja Einstein për prejardhjen e Matematikës:
  • Si është e mundur që Matematika të harmonizohet në mënyrë kaq të mrekullueshme me objektet e botës reale?
  • Harmonizimi i shkëlqyer i Matematikës me realitetin fizik është një mister i madh vetëm për ata individë që nuk besojnë në Perëndi. Për konkretizim, paraqiten 2 shembuj të këtij harmonizimi të Matematikës me botën reale.
  • Shembull 1. Ligji i Gravitacionit Universal e ka gabimin relativ më të vogel se
  • Shembull 2. Formula  Feynman  e  Elektrodinamikës  Kuantike  për  momentin  magnetik  të elektronit e ka   gabimin relativ më të vogel se .
  • Einstein ka thënë: “Sa herë që (për aq kohë sa) ligjet e Matematikës i referohen botës reale ato janë të pasigurta; sa herë që ligjet e Matematikës janë të sigurta; ato nuk i referohen botës reale”.  Me fjalë të tjera, sa herë Matematika zbatohet për të shpjeguar objekte, fenomene ose procese të botës reale, Matematika shoqërohet me pasiguri dhe sa herë qe rezultatet Matematikore janë të sigurta, Matematika është zbatuar për studimin e objekteve, fenomeneve ose proceseve që nuk bëjnë pjesë në botën reale.
  • Kjo pikëpamje e Einstein për Matematikën harmonizohet me Teorinë e Formave të Plato. Në vitin 1954 Albert Einstein, në një letër dërguar mikut të tij Eric Gutkind ka shkruar: “Fjala Perëndi për mua nuk është asgjë më shumë se sa një shprehje dhe prodhim i dobësisë njerëzore. Bibla është një përmbledhje (koleksion) legjendash të nderuara, por përsëri primitive”. Ky është një gabim i Einstein, një vit para se ai të vdiste.
  • Të dhëna të detajuara për jetën, veprimtarinë shkencore, bindjet politike dhe botëkuptimin fetar të Albert Einstein gjenden në Whittaker (1955), Howard,ed. (2014), Bodanis (2000), Overbye (2014), Calaprice & Lipscombe (2005), Brian (1996),  Oppenheiner (1971), Albert Einstein (https://www.dmoz.org/Science/Physics/History/People/Einstein%2C_Albert), Albert Einstein Archives Online (8000+ Documents), Isaacson (2008), Lesiker (2014), Einstein (1979), Dukas (1981), Einstein (1995), (1930), Rowe and Schulmann (2007).
  • 6.2. Paul Adrien Maurice Dirac (8 gusht 1902 – 20 tetor 1984) ka qenë një fizikant teorik i famshem anglez, i cili ka dhënë kontribut themelor në zhvillimin e Mekanikës Kuantike dhe Elektrodinamikës Kuantike. Ai ka qenë profesor i Matematikës në University of Cambridge, UK, ndërsa 10 vitet e fundit të jetës i kaloi në Florida State University. Dirac fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1933 “për zbulimin e formave të reja prodhuese të Teorisë së Atomit”. Ai zbuloi ekuacionion Dirac, i cili përshkruan sjelljen e fermioneve dhe parashikoi teorikishit ekzistencën e antimateries (antilëndës).
  • Albert Einstein ka vlerësuar disa herë nivelin e shkëlqyer të Paul Dirac në Matematikë. Dirac u martua me Margit Wigner (motrën e Eugene Wigner).
  • Botëkuptimi i P. Dirac për fenë ka evoluar me kalimin e viteve. Gjatë përiudhes kohore 1927- 1931 P.Dirac ka shprehur këto mendime:
  1. Unë (Dirac) nuk mund të kuptoj pse ne diskutojmë pa shkak për fenë. Në qoftë se ne jemi të ndershëm edhe shkencëtarët duhet të jenë të tillë, duhet të pranojmë se feja është një përzierje thëniesh të pasakta, pa bazë në botën reale.
  2. Ida e Perëndisë është tamam një prodhim i imagjinatës njerëzore. Është plotësisht e kuptueshme se njerëzit primitivë të cilët ndodheshin shumë më të ekspozuar se sa jemi ne sot përkundrejt forcave shtypëse të natyrës, i kishin personifikuar këto forca shtypëse në gjendje frike dhe duke u dridhur. Por në ditët tona, kur ne kuptojmë mirë kaq shumë procese të natyrës, nuk kemi nevojë për pranimin e ekzistencës së Perëndisë.
  3. Pranimi i ekzistencës se Perëndisë të çon në pyetje të tilla të padobishme si:
  • Pse Perëndia lejon kaq shumë vuajtje dhe mjerim në Tokë?
  • Pse Perëndia lejon shfrytëzimin e të varfërve nga të pasurit?
  • Pse Perëndia lejon qe disa të jetojnë në luks dhe disa të tjerë të jetojnë në varfëri?
  • Pse Perëndia lejon krimet?
  1. Feja është një lloj Opiumi që e lejon një komb të qetësojë vetën nëpërmjet ëndërrash të dëshiruara dhe në këtë mënyre të harrojë padrejtësitë që i bëhen popullit. Shteti dhe Feja në aleancë midis tyre krijojne iluzionin e një Perëndie dashamirës, i cili shfaqet në Qiell, por jo në Tokë.
  2. Ne parim, unë (Dirac) nuk i pëlqej mitet fetare, sepse mitet e feve të ndryshme bien në kundërshtim me njëri tjetrin.
  • Në vitet e mëvoneshme botëkuptimi fetar i Dirac u bë më pak i ashpër ndaj Kristianizmi.
  • Pikëpamja Dirac për prejardhjen e Matematikës është paraqitur në vitin 1963. Ne po e citojmë atë:
  • “Është një tipar themelor i natyrës që ligjet e Fizikës dhe Astronomisë janë formuluar me një teori matematike shumë elegante dhe të fuqishme. Nevojitet një standard shumë i lartë i Matematikës që njerërzit ti kuptojnë këto ligje. Ju mund të habiteni: Pse natyra është ndërtuar në këtë mënyre? Dikush mund të përgjigjet se natyra pikërisht kështu është ndërtuar dhe se ne thjesht duhet ta pranojmë ketë. Dikush tjetër mund ta përshkruajë situatën duke pohuar se Perëndia është një Matematikan në nivel superior dhe se ai përdor Matematikën e Avancuar në ndërtimin dhe funksionimin e universit. Njohuritë dhe përpjekjet tona të dobëta në Matematike do të na aftësojnë ne për të kuptuar pjesërisht universin. Ndërkohë që ne vazhdojmë të zhvillojmë gjithnjë e më shumë Matematikën, mund të shpresojmë të kuptojmë më mirë universin”, shih Dirac (1963). Të dhëna të hollësishme për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin fetar të P.A.M. Dirac gjenden në Farmelo (2009), Kragh (1990), Gamow (1966), Heisenberg(1971), Mehra (1972), O’Connor and Robertson (2015), P.A.M. Dirac Collection (2013), Dirac (1933), Dalitz and Peierls (1986).
  • 6.3. Kurt Friedrich Gödel (28 prill 1906- 14 janar 1978) ka qenë matematikan i famshëm austriak-amerikan me kontribut monumental në Logjikën Matematike. Ai së bashku me Aristotle dhe Gottlob Frege, konsiderohet si një ndër logjicienët më të mëdhenj të njerëzimit. Institucioni kryesor në të cilin ka punuar Gödel është The Institute for Advanced Studies in Princeton New Jersey, USA.
  • Gödel ka qenë një mik i ngushtë i A. Einstein. Gödel u martua me balerinën Adele Nimbursky (1899-1981)
  • Gödel ka admiruar punimet shkencore të matematicienit të shquar gjerman Gottfried Leibniz dhe duke u bazuar në to, ai paraqiti vërtetimin ontologjik të ekzistencës të Perëndisë, i cili njihet si “vërtetim ontologjik i Gödelit”.
  • Në vitin 1931, kur Gödel ishte në moshen 25 vjecare, ai përfundoi mbrojtjen e doktoraturës në University of Vienna dhe publikoi Teoremën e Parë të Paplotësisë, e cila pohon se çdo sistem aksiomatik (ose teori aksiomatike) pa kontradikta të brendshme (ose me vijueshmëri logjike) i cili është aq i fuqishëm sa të përshkruaje Arithmetikën e Numrave Natyrorë (për shembull, sistemi aksiomatik Peano), nuk është i plotë. Kjo do të thotë se ekzistojnë pohime në lidhje me numrat natyrore, të cilët as nuk mund të vërtetohen ose të hidhen poshtë, duke u bazuar në sistemin aksiomatik të pranuar. Gödel publikoi gjithashtu Teoremën e Dytë të Paplotësisë, e cila pohon se as Aksioma e Zgjedhjes dhe as Hipoteza e Continuum-it nuk mund të hidhen poshtë (të përgënjeshtrohen) nga çdo sistem aksiomatik pa kontradikta të brendshme i Teorisë së Bashkësive ( për shembull, nga Teoria Zermelo-Fraenkel e Bashkësive).
  • Këto dy teorema të Gödel argumentuan dështimin e programit të David Hilbert për gjetjen e një sistemi aksiomatik të mjaftueshëm për të gjithë Matematikën.
  • Gödel vërtetoi se asnjë sistem aksiomatik pa kontradikta të brendshme (ose me vijueshmëri logjike), i përbërë nga një numër i fundëm aksiomash, nuk mund të pushtojë (të kapë, të bëjë për vete) ndonjëherë bashkësinë e të gjitha të vërtetave të Matematikës.
  • Prandaj, ekzistojnë të vërteta matematike që ndodhen jashtë botës së Matematikës, duke u bazuar në sisteme aksiomatike me numër të fundëm aksiomash, konceptesh dhe marrëdhëniesh themelore ndërmjet këtyre koncepteve. Teoremat Gödel mohojnë (hedhin poshtë) fuqinë absolute të teorive aksiomatike-deduktive (nga shkenca të ndryshme si Matematika, Fizika, Astronomia, Biologjia, etj.) për njohjen e botës. Këto teori nuk janë të plota dhe kanë vetëm fuqi relative.
  • Bibla na mëson se kovergjenca (bashkëjetesa, harmonia) e vijueshmërisë logjike (mungesës së kontradiktave të brendshme) me plotshmërinë është treguar nga Jesu Krishti si rruga e shpëtimit. Nuk njihet rrugë tjetër për shpëtimin e njeriut.
  • Gödel ka qenë një besimtar i bindur në traditën Kristiane. Ai besonte në Perëndia personal, në ndryshim nga botëkuptimi fetar i mikut te tij A. Einstein.
  • Gödel besonte në jetën e përjetshme, e cila nuk varet (është e pavarur) nga çdo fe.
  • Gödel ka shkruar: “Unë jam një besimtar Lutherian Baptist, jo pantheist, që ndjek shembullin e Leibniz më tepër se atë të Spinoza. Në qoftë se bota është ndërtuar në mënyrë racionale dhe me kuptim, atëherë duhet të ekzistojë jeta e përtejme.”
  • Gödel nuk shkonte në kishë, por lexonte Biblën në krevat çdo të dielë në mëngjes.
  • Gödel ka thënë për fenë Islame: “Unë kam simpati për fenë Islame: ajo është një ide e logjikshme (e pajtueshme, e vijueshme) e besimit fetar dhe e mendjegjerësisë”.
  • Gödel, si një besimtar i përkushtuar, pranonte me bindje se Perëndia e krijoi Matematikën.
  • Të dhëna më të hollësishme për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin fetar te Kurt Gödel gjenden në: Gödel Collected Works (2012), Volume I, II, III, IV, V (ed. S. Feferman): Oxford University Press, “Gödel”, see Collins Enlish Dictionary (2015), Kreisel (1980), Casti, Depauli, Koppe, Weismantel (2001), “Kurt Gödel-Institute for Advanced Study (2015), Dvis (2005), Dawson (1996), (1999), Smullyan (1992), Pervushin (1994), Wang (1987), (1996).
  • 6.4. Richard Phillips Feynman (11 maj 1918- 15 shkurt 1988) ka qenë një fizikant teorik gjenial amerikan, me kontribut parësor në themelin e Elektrodinamikës Kuantike dhe Teorisë së Superfluiditetit të heliumit të lëngët. Feyman fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1965 dhe është renditur një ndër 10 fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në anketimin e zhvilluar ne vitin 1999 nga revista shkencore britanike Physics World (arkivuar nga origjinali në 21 mars 2012).
  • Feynman është vlerësuar “gjeni magjistar” dhe “gjeni i jashtëzakonshëm” në Fizikë, i krahasueshëm me Albert Einstein dhe me fizikantin e famshëm sovjetik Lev Davidoviç Landau. Feynman zotëronte një liri dhe qetësi të mendimit teorik përtej ekuacioneve ose formulave, njëlloj si Einstein ose Landau.
  • Feynman ka zbuluar Formulimin Integral sipas Trajektoreve në Fizikën Kuantike dhe Formulimin e Diagramave Feynman.
  • Feynman është quajtur nga studentët dhe bashkëpuntorët “shpjeguesi i madh”. Ai udhëhiqej nga parimi: “Në qoftë se një çështje (temë mësimore) nuk shpjegohet qartë në leksion, kjo ndodh sepse kjo çështje nuk është kuptuar mjaftueshëm nga lektori”.
  • Feynman është karakterizuar nga mendimi i qartë, shpjegimi i qartë dhe nga dashamirësia. Një shembull i shpjegimit të zhvilluar nga Feynman ka qenë analiza e marrëdhënies ndërmjet spinit dhe Statistikës Matematike.
  • Feynman ka mare pjesë aktive në Manhattan Project në vitet 1940- 1945 për prodhimin e bombës së parë atomike. Janë të famshme librat “The Feynman Lectures on Physics”, me bashkëautorë Robert R. Leighton dhe Matthew Sands, të publikuara në vitin 1970. Feynman ka punuar si profesor i Fizikës kryesisht në California Institute of Technology dhe në Cornell University.
  • Pikëpamje të Feynman për marrëdhëniet e shkencës me fenë: Feynman nuk besonte se shkenca mund të hedhë poshtë (të përgënjeshtrojë) ekzistencën e Perëndisë. Ai mendonte se kjo gjë është e pamundur.
  • Feynman ka pohuar se shumë shkencëtarë besojnë njëkohësisht në shkencë dhe në Perëndi, në mënyrë plotësisht të logjikshme. Por kjo logjikshmëri, megjithëse e mundshme, nuk arrihet lehtë. Besimi i shkencëtarëve në Perëndi ndryshon me kalimin e kohës, sepse shkenca përparon. Ky ndryshim i besimit të shkencëtarëve në Perëndi përmban mënyra të reja besimi (domethënë, ndryshim cilësor). Feynman shpjegon se shkencëtarët e mendojnë Perëndinë në mënyra të ndryshme nga si e mendojnë Perëndinë besimtarët e tjerë të thjeshtë të popullit (ata që nuk janë shkencëtarë). Një tipar i përbashkët (dhe dallues) i shkencëtarëve është pasiguria (dyshimi). Besimtarët që nuk janë shkencëtarë kanë siguri absolute në Perëndi, ndërsa shkencëtarët nuk kanë siguri absolute. Feynman ka thënë: “është e pamundur të gjesh një përgjigje, e cila ndonjë ditë të mos rezultojë të jetë e gabuar”.
  • Feynman  ka qenë atheist. Ai ka patur dyshime edhe në vërtetësinë e disa mrekullive që tregohen të prezantuara në Bibla.
  • Pikëpamja e Freynman për prejardhjen e Matematikës shprehet në librin e tij The Meaning of it all: Thoughts of a Citizen- Scientist (1988): “Pse natyra është e matematizuar? Ky është një mister. Fakti që ka ligjësi (rregulla) matematike për gjithçka është një lloj mrekullie”.
  • Të dhëna më të detajuara për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin e Richard Phillips Feynman gjenden në Gleick (1992), Sykes (1994), Tindal (1999), Feynman (1998), Gribbin (1997), Krauss (2011), LeVine (2009), Shweber (1994), Popova (2015), Brian (2008), Bethe (1991).
  1. Shkencëtarë të periudhës postmoderne në mbrotje të prejardhjes hyjnore të Matematikës
  • Në këtë seksion do të trajtohen pikëpamje te E. Wigner, D. Gross, S. Hawking dhe F. Kolaneci për prejardhjen e Matematikës.
  • 7.1. Eugene Paul Wigner (17 nëntor 1902- 1 janar 1995) fizikant teorik gjeneial hungarez-amerikan në Fizikën Atomike, Fizikën Bërthamore, Fizikën e Trupit të Ngurtë, zbulues i Parimeve Themelore të Simetrisë në Mekanikën Kuantike.
  • Winger fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1963 për kontributet e tij në Teorinë Bërthamore dhe të Pjesëzave Elementare si dhe për zbatimin e Parimeve Themelore të Simetrisë.
  • Wigner ka punuar në Manhattan Project për ndërtimin e bombës atomike në Amerikë dhe në Komisionin e Energjisë Atomike gjatë viteve 1952-1957, 1959-1964. Wigner ka qenë profesor në University of Wisconsin-Madison dhe në Princeton University. Familja e Wigner ka qenë çifute dhe antikomuniste, ndërsa motra e tij Margit ( e njohur dhe me emrin Manci) u martua me fizikantin teorik anglez Paul Dirac. Wigner ka patur nënshtetësi hungareze deri në vitin 1937 dhe nënshtetësi amerikane pas vitit 1937. Wigner ka marrë pjesë aktive në mbledhjet e organizuara nga A. Einstein dhe Leo Szilard dhe në formulimin e letrës që ju dergua Presidentit Franklin D. Roosevelt për miratimin e Manhattan Project të prodhimit të bombës së parë atomike. Wigner ka patur miqësi me A Einstein, W. Heisenberg, P. Dirac dhe me shkencëtare të tjerë të shquar. Në këndëvështrimin e besimit fetar, Wigner ka qenë atheist sikurse është treguar prej tij në vitin 1992. Në vitin 1960 Wigner publikoi studimin e tij të famshëm “The unreasonable effectiveness of Mathematics in the natural sciences”. Në këtë studim ai trajton probleme të Filozofisë të Matematikës dhe Fizikës. Ky studim original i Wigner ka frymëzuar disa shkencëtarë të Shkencave Kompjuterike, Matematikës, Fizikës, Biologjisë dhe Shkencave Ekonomike për të kryer kërkime lidhur me efektivitetin e përdorimit të Matematikës në njohjen e botës reale.
  • Pikëpamja Wigner për prejardhjen e Matematikës është formuluar në vitin 1960. Ne po e citojmë atë: “Mrekullia e përshtatjes e gjuhës së Matematikës për formulimin e ligjeve të Fizikës është një dhuratë e habitshme, të cilën ne as nuk e kuptojmë dhe as nuk e meritojmë. Ne duhet të jemi mirënjohës për këtë dhuratë. Shpresojmë se kjo dhuratë do të qëndrojë e vlefshme për kërkimet shkencore të ardhshme dhe se ajo do te shtrihet, për mirë ose për keq, në shkenca të ndryshme”. Bukuria dhe dobia e Matematikës janë mister për aq kohë sa ne nuk besojmë se Matematika është krijuar nga Perëndia. Të dhëna të hollësishme për jetën, veprimtarinë shekncore dhe botëkuptimin e Eugene Wigner gjenden në Szaton (1992), Wigner (1959), Wigner and Weinberg (1992), Wigner, Mehra, Wightman (1995), Wigner (1960), Seitz, Vogt, Weinberg (2013), The nobel prize in physics 1963, Wigner (1970), Hamming (1980), Tegmark (2007), Velupillai (2005).
  • 7.2. David Jonathan Gross (19 shkurt 1941-    ) është nje fizikant teorik i famshëm amerikan, fitues i Cmimit Nobel në Fizikë në vitin 2004 për zbulimin e lirisë asimptotike. David Gross ka lindur në një familje cifute në Washington D.C.
  • Ai ka punuar në Princeton University, Harvard University dhe University of California, Santa Barbara.
  • Liria asimpotike është zbuluar nga David Gross, Frank Wilczek dhe David Politzer, të cilët fituan Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 2004. Ne vitin 2003, Gross nënshkroi, së bashku me 21 nobelistë, Manifestin Humanist.
  • Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në String Theory.
  • Gross ka fituar Dirac Medal (1988), Harvey Prize (2000) dhe Nobel Prize in Physics (2004). Pikëpamja Gross për prejardhjen e Matematikës.
  • Matematicienët krijues nuk e shpikin Matematikën e re, por e zbulojnë atë. Strukturat e reja matematike të zbuluara prej tyre nuk janë krijime artificiale të mendjes njerëzore, por janë aq të natyrshme për matematicienët sa edhe konceptet e Fizikës Teorike për fizicientët. Ndodh kështu sepse strukturat e reja matematike janë pjesë e vërtetë e natyrës po aq sa edhe konceptet e Fizikës Teorike. Prandaj, nuk është befasues efektiviteti i lartë i zbatimit të Matematikës në studimin e botës reale. Të dhëna të detajuara për jetën, veprimtarinë shkencore dhe botëkuptimin e David Jonathan Gross gjenden në Gross and Wileze (1973), Treiman (1974), Callan, Dasher and Gross (1977), Gross (1992), “Autobiography” (2013), Gross(2004), Nobel Prize (2004).
  • 7.3. Stephen William Hawking (8 janar 1942-   ) fizikant teorik dhe kosmolog gjenial anglez me kontribut kryesor në Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, Teorinë e Vrimave të Zeza, Teorinë e Gravitacionit Kuantik dhe Teorinë e Gjithçkaje. Ai ka studiuar në University of Oxford, ndërsa doktoraturën e ka kryer në University of Cambridge, me udhëheqes shkencor Dennis Sciama. Hawking punon aktualisht në University of Cambridge, UK, por ka punuar edhe në California Institute of Technology. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Anglisë dhe anëtar i përjetshëm i Akademisë së Shkencave të Vatikanit. Hawking ka qenë Lucasian Professor of Mathematics në University of Cambridge gjatë periudhës kohore 1979- 2009. Bashkëpunëtor i ngushtë i tij ka qenë matematikani i shquar anglez Roger Penrose. Libri “A Brief History of Time” i S. Hawking është vlerësuar nga British Sunday Times si best-seller book për një periudhë kohore rekord prej 237 javesh. Hawking është quajtur Mjeshtër i Universit në vitin 2008.
  • Aktualisht, angazhimi shkencor kryesor i Hawking është zhvillimi (ndërtimi) i Teorisë së Gjithçkaje (Theory of Everything or Final Theory or Ultimate Theory or Master Theory). Kjo teori ka qëllim kryesor të shpjegojë të gjitha aspektet fizike të universit, duke u bazuar në një ekuacion (model matematik) të vetëm. Kjo do të thotë se duhet të zhvillohet një model matematik i unifikuar i katër forcave themelore të universit: forcës gravitacionale, forcës elektromagnetike, forcës bërthamore të fortë (ose forcës së bashkëveprimeve të forta) dhe forcës së bashkëveprimeve të dobëta (për shembull, të zbërthimit radioaktiv). Forca gravitacionale është studiuar nga A. Einstein në Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, ndërsa tre forcat e tjera studiohen në Teorinë Kuantike të Fushës. Albert Einstein punoi 30 vitet e fundit të jetës së tij për ndërtimin e Teorisë së Gjithçkaje (ose të Teorisë Finale), por nuk pati sukses. Gjithashtu, nuk pati sukses në këtë fushë as fizikanti i famshëm gjerman, fitues i Çmimit Nobel, Werner Heisenberg. Teoria e Gjithçkaje (Teoria Finale, Teoria Përfundimtare) është një teori e vetme (e unifikuar), e cila përshkruan dhe shpjegon krejt universin.
  • Fizikanti i shquar John Ellis e ka futur i pari konceptin “Theory of Everything” në vitin 1986, në një artikull shkencor të publikuar në revisten Nature.
  • Stephen Hawking e ka quajtur (ndoshta me shaka) Teorinë e Gjithçkaje “Bibla e atheistëve”. Aktualisht, kjo teori nuk është ndërtuar plotësisht. Disa shkencëtare të shquar kanë paraqitur argumente (ose kanë debatuar) kundër Teorisë së Gjithçkaje. Kundërshtimi më i fuqishëm bazohet në Teoremën e Paplotësisë të Gödel: sipas kësaj teoreme, çdo tentativë për ndërtimin me metodën aksiomatike të Teorisë së Gjithckaje është e paracaktuar të dështojë!
  • Stephen Hawking ka merita të shumta si aktivist i shquar shoqëror. Më poshtë, paraqiten shkurtimisht disa nga këto merita.
  1. Në mars 1968, S. Hawking ka marshuar së bashku me Tariq Ali dhe Vanessa Redgrave për të protestuar kunder luftës në Vietnam.
  2. Hawking ka kundërshtuar publikisht politikën agresive të Israelit kundër Palestinës.
  3. Hawking ka mbështetur fuqimisht strategjinë e çarmatimit bërthamor dhe të mospërdorimit të armëve bërthamore.
  4. Në vitin 2003, Hawking e quajti ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak një “luftë kriminale”.
  5. Gjatë dy dekadave të fundit Hawking ka përkrahur Labour Party të UK.
  6. Në gusht 2014, Hawking ka qenë një ndër personat e parë që firmosën peticionin kundër pavarësisë të Skocisë nga UK.
  7. Hawking ka mbështetur fuqimisht gjatë tre dekadave të fundit financimin e kërkimeve shkencore në luftën kundër kancerit.
  8. Hawking ka ndihmuar nismat për mbrojtjen e klimës në rajone të ndryshme të disa shteteve.
  9. Hawking ka mbështetur fuqimisht realizimin e disa masave për kujdesin shëndetësor të popullsisë në kontinentin e Azisë dhe të Afrikës.
  10. Hawking, në bashkëpunim me teoricienët e shquar të String Theory David Gross dhe Edward Witten, ka ndihmuar në zhvillimin e konferencave shkencore ndërkombëtare me tematika nga kjo teori.
  11. Hawking ka vlerësuar me metoda shkencore riskun e një lufte të befasishme bërthamore, riskun e ngrohjes globale, riskun e kontaktit me qëniet aliene.
  12. Hawking ka shpjeguar se suksesi në krijimin e Inteligjencës Artificiale (Artificial Intelligence) mund të jetë ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit. Përfitimet e mundshme janë vigane (të stërmëdha)
  • Pikëpamja Hawking për prejardhjen e Matematikës:
  • Hawking ka thenë se ai nuk është besimtar në kuptimin e zakonshëm (në kuptimin normal). Ai beson se universi qeveriset nga ligjet e shkencave dhe nga rregullat (teoritë) e Matematikës. Këto ligje dhe rregulla mund të jenë dekretuar nga Perëndia, por Perëndia nuk ndërhyn për ti thyer ato, shih Stewart (31 October 2008). Gjithashtu, Hawking beson se Perëndia krijoi numrat e plotë, shih Hawking (2009). Të dhëna më të hollësishme për jetën, veprimtarinë shkencore dhe bindjet (botëkuptimin) e Stephen Hawking gjenden në Hawking (2012), Hawking (2013), Hawking (1994), Hawking and Ellis (1973), Hawking and Israel (1989), Pickover (2008), White and Gribbin (2002), Larsen (2005), USA Today (3 November 2004), Diplomacy and Politics (26 October 2014), BBC (2 December 2014), Ferguson (2011), Hawking and Penrose (1996), Hawking and Mlodinov (2010).
  • 7.4. Fejzi Osman Kolaneci (9 dhjetor 1940-    ) është Profesor i Matematikës me kombësi shqiptare. Ka kontribut shkencor në Teorinë e Ekuacioneve Diferenciale Jolineare Stokastike me Derivate të Pjesshme dhe Zbatimeve të tyre, në Analizën Funksionale, në Teorinë e Probabilitetit dhe Statistikën Matematike, në Teorinë e Lojës, në Metodat Numerike, etj. Kolaneci është profesor i Matematikes në University of New York in Tirana, që nga viti 2002. Më parë ka punuar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë (Sekretar Shkencor), në Universitetin e Tiranës dhe në disa universitete ose institute kërkimore-shkencore të huaja (për shembull, në Universitetin e Moskës, Universitetin e Oksfordit, në Shkollën Normale Superiore të Pisas, në Institutin e Bashkuar të Kërkimeve Bërthamore të Dubnas në Rusi, etj). Kolaneci është anëtar i Akademisë Europiane. Ai ka referuar ose publikuar shumë studime në Kongrese ose Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ose në revista shkencore ndërkombëtare.
  • Pikëpamja Kolaneci për prejardhjen e Matematikës:
  • Perëndia e krijoi Matematikën para se të krijonte Adamin dhe Evan. Perëndia futi disa sekrete brenda në objektet, konceptet, aksiomat dhe marrëdhëniet matematike. Këto sekrete nuk zbulohen plotësisht nga njerëzit, por mund të njihen pjesërisht nga njerëzit. Arsyetimi dhe vërtetimi matematik janë një dhuratë e Perëndisë për njerëzit. Më poshtë jepen disa shembuj sekretesh të futur nga Perëndia brenda në Matematikën:
  1. Teorema Gödel e paplotshmërisë së Teorive Aksiomatike.
  2. Përkufizimi matematik i rastësisë (eksperimentit të rastit) dhe ndërtimi aksiomatik i Teorisë së Probabilitetit. Ky sekret u zbulua pjesërisht nga A.N. Kollmogorov.
  3. Hipoteza Goldbach (Goldbach’ conjecture): Çdo numër çift më i madh se 2 paraqitet si diferencë e dy numrave prim. Ky është një problem i pazgjidhur deri sot. Christian Goldbach (1690- 1764) ka qenë matematikan prusian.
  4. Konstanta Euler- Mascheroni është numër racional apo numër irracional? Ky problem është i pazgjidhur deri sot.
  5. Të gjendet formula e vargut të numrave prim. Ky problem është i pazgjidhur deri më sot.
  • Matematika ndërtohet (u ndërtua) në botën ideale (abstrakte) dhe zbatohet në botën materiale. Këto dy botë janë të ndryshme. Prandaj, zbatimi i Matematikës në botën materiale shoqërohet me pasiguri informative. Shqyrtohet një pohim matematik i çfarëdoshëm P në momentin e kohës t. Pasiguria informative e njerëzve për pohimin matematik P në castin t është e barabartë me sasinë e informacionit që aktualisht njerëzve u mungon për të njohur me saktësi nëse pohimi P është i vërtetë ose i gënjeshtër.
  • Studimi i marrëdhënieve reciproke ndërmjet botës ideale (abstrakte) të Matematikës dhe botës materiale është një detyrë kryesore e matematikanëve, fizikantëve, etj.
  • Nje koncept themelor i studimit të mësipërm është “vërtetësia e pohimit matematik” ose “vërtetësia e teorisë matematike” ose më shkurt “ e vërteta matematike”.
  • E vërteta matematike kënaq Kriterin e Praktikës: pohimi matematik duhet të harmonizohet me të dhënat faktike të eksperimenteve, matjeve ose vrojtimeve të kryera, me kusht që këto eksperimente, matje ose vrojtime të jenë të ndershme (te pamanipuluara), të besuseshme, të sinqerta dhe pa gabime.
  • Me fjalë të tjera (e thënë më shkurt), e vërteta matematike duhet të harmonizohet me faktet, me realitetin. Pranohet se e vërteta dhe e gënjeshtra janë të kundërta të njëra-tjetrës. Çdo pohim matematik është ose i vërtetë ose i gënjeshtër. Njohja e saktë e të gjitha të vërtetave të Matematikës është nje veti (cilësi) e Perëndisë. Gëzimi dhe fatmirësia e njerëzve që buron nga zbulimi prej tyre i të vërtetave matematike, varet nga suksesi dhe përfitimi që do të sjell ky zbulim.
  • E vërteta matematike ka (përmban) edhe veçori specifike, të cilat varen nga dega e Matematikës.
  • Për shembull, në Teorinë e Numrave ka disa pohime, për të cilët ne (njerëzit) nuk e dimë nëse janë të vërteta ose të gënjeshtra. Por, Perëndia e di se cilët nga këto pohime janë të vërteta. Një pohim i tillë është hipoteza Goldbach. Disa të vërteta të Gjeometrisë euklidiane u hodhën poshtë në Gjeometrinë e Llobaçevskit ose në Gjeometrinë e Riemannit ose në Gjeometrinë e Weilit. Dallimet filozofike ose fetare ndërmjet matematikanëve kanë ndikuar në mosmarrëveshje ose në debate mbi vërtetësinë e disa pohimeve në Analizën Matematike. Për shembull, Pitagorianët për arsye filozofiko-fetare, nuk kanë pranuar ekzistencën e numrit irracional  .
  • E vërteta matematike, gjatë shumë shekujve, ka qenë e ndikuar nga filozofia dhe nga feja. Matematikani i shquar britanik Alfred North Whitehead ka thënë: “Nuk ka të vërteta matematike tërësore. Ka gjysmë të vërteta matematike. Ai person që i trajton të vërtetat matematike si tërësisht të vërteta, luan me djallin”.
  • Sekretet e futura nga Perëndia Brenda në Matematikë prodhojnë në mendjen e njerëzve, në çdo moment të kohës t, dy botë:
  • Botën e të vërtetave matematike njerëzore  dhe botën e gënjeshtrave matematike njerëzore . Le të jetë  bota e gënjeshtrave matematike njerëzore të sofistikuara në kohën t. Pra, , për çdo t.
  • Një shtresë e hollë dhe delikate e ndan botën  nga bota , për çdo kohë t.
  • Matematikanet Kristianë i luten dhe kërkojne ndihmë Perëndisë që ti ndihmojë ata në studimin e kësaj shtrese të hollë dhe delikate, për zbulimin e të vërtetave matematike.
  • Besimi në Perëndi e fuqizon zbulimin e të vërtetave matematike, sepse burimi i vërtetë  i Matematikës është mendja e Perëndisë. Njohuri të hollësishme për të vërtetën matematike gjenden në Maddy (1992), Chaitin (1974), Yandell (2002), Mendelson (200(), Catholic Encyclopedia (2014), Habermans (2003), and Fielt (2001).
  • Alain Cones, Profesor i Matematikës në College de France, Paris, mbron këtë pikëpamje:
  • “Ekziston një realitet matematik arkaik, i paraqitur me objekte të tilla si numri natyror, rrethi dhe trekëndëshi, i cili ka një ekzistencë të pavarur nga eksperienca njerëzore ose nga mendja e njeriut”
  • Besimi Kristian për prejardhjen e Matematikës
  • Studimi i Besimit Kristian për prejardhjen e Matematikës bazohet në Shkrimet e Shenjta, sepse Bibla është i vetmi libër i frymëzuar plotësisht prej Perëndisë, në të cilin Ai flet dhe zbulon të vërtetën.
  • Më poshtë paraqiten pikëpamjet Kristiane për prejardhjen e Matematikës dhe marrëdheniet e saj me Perëndinë.
  1. Perendia krijoi gjithëçka, pra Perendia krijoi edhe Matematikën. Në letrën e Apostullit Pal drejtuar Kolosianeve (1:16) shkruhet: “Perëndia krijoi të gjitha gjërat, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken. Të gjitha gjërat janë krijuar me anë të Perëndisë dhe në lidhje me të”. Perëndia i mban të gjitha gjërat së bashku.
  2. Bibla e bën të qartë: Perëndia i krijoi të gjitha gjërat dhe i mban ato së bashku. Bibla nuk thotë se Perëndia i krijoi të gjitha gjërat, me përjashtim të Matemtikës.
  3. Perëndia jo vetëm e krijoi Matematikën, por e mban Matematikën të bashkuar me universin. Bibla na mëson se Perëndia është i vetmi që e mban universin të bashkuar. Perëndia kujdeset çdo ditë që universi të funksionojë në mënyrë të rregullt, të saktë, të harmonishme. Perëndia nuk ndryshon asnjëherë. Matematika funksionn në çdo kohë me efektivitet dhe me lidhje logjike të brendshme, sepse kështu dëshiron Perëndia.
  4. Ligjet e universit janë ndërtuar me mendimet matematike të Perëndisë dhe janë formuluar në gjuhën e Matematikës. Perëndia e përdor Matematikën për të komanduar universin. Perëndia ka natyre numerike: Ai është i përbërë nga Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Perëndia është tre në një. Dituria e Perëndisë mishërohet tek Jezu Krishti, i cili i njeh të gjitha të vërtetat e Matematikës dhe i përdor ato për të kontrolluar harmoninë e universit.
  5. Matematika është e gjithëpranishme dhe e plotëfuqishme në univers, sepse Perëndia është një Matematicien me aftësi të mbinatyrshme.
  6. Perëndia ka fuqi të përjetshme dhe njohje të pafundme. Njohja e Perëndisë përmban edhe të gjitha të vërtetat matematike, ndërsa njohja matematike njerëzore është gjithmonë e paplotë (sipas Teoremës Gödel). Në këtë mënyrë, Matematika ekziston jashtë mendjes njerëzore.
  7. Njeriu është krijuar nga Perëndia me mundësinë për të kuptuar dhe përvehtësuar Matematikën. Njeriu e përdor Matematikën për të përmbushur rolin e tij si shërbyes i Perëndisë. Arsyetimi (ndriçimi) Matematik i njeriut është dhuratë nga Perëndia.
  8. Përkushtimi i besimtarëve Kristianë për studimin, përvetësimin dhe zbatimin e Matematikës është dashuria për Perëndinë dhe dëshira e tyre për ti shërbyer Perëndisë me zell dhe në kërkim të përsosmërisë. Në letrën e Apostullit Pal drejtuar Filipianëve (1:9-11) shkruhet: “Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim. Që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit”. Në letrën e Apostullit Pal drejtuar Kolosianëve (3:23) shkruhet: “Dhe për çdo gjë që të bëni, të bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit”.
  9. Kristianizmi argumenton se Matematika nuk është një shkencë neutrale dhe nuk e kënaq postulatin (aksiomën) e neutralitetit. Postulate i neutralitetit për shkencën e Matematikës pohon se të vërtetat matematike (aksiomat, teoremat, formulat) nuk ndikohen nga besimi fetar ose nga atheism. Pohime të vërteta matematike nuk varen (nuk ndikohen) nga ekzistenca ose mosekzistenca e Perëndisë. Shkenca e Matematikës nuk ndikohet nga besimi fetar. Ky postulat pranon se Matematika nuk ndikohet në mënyrë thelbësore nga aktiviteti krijues i Perëndisë, çka është një mohim i krijimit të universit në kuptimin e Biblës. Historikisht, Matematika në të kaluarën nuk ka qënë një shkencë e pandikuar nga feja. Gjithashtu, postulati i neutralitetit, në fakt, mohon që Perëndia mund të tregojë ndonjë të vërtetë të panjohur nga njerëzit rreth Matematikës. Dihet mirë se Matematika përmban dhe problema që aktualisht janë të pazgjidhura. Nga ana tjetër, i Krishteri beson se Perëndia e di me saktësi nëse çdo pohim matematik është i vërtetë ose i pavërtetë, shih Letra e parë e Apostullit Gjon 3:20 “Perëndia është më i madh se zemrat tona dhe Ai njeh çdo gjë”; Psalmi 147:5 “I madh është Perëndia ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafundme zgjuarsia e Tij”; Letra e Apostullit Pal Drejtuar Romakëve 11:33 “O thellësi pasurie, urtësisë dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e Tij dhe të pashtershme janë udhët e Tij. Matematika nuk është një shkencë neutrale në lidhje me Kristianizmin, sepse Perëndia e krijoi universin. Për Kristianët e përkushtuar, fakti më i rëndësishëm i shkencës së Matematikës është lidhja e saj e përhershme me Perëndinë. Por, Matematika e Perëndisë nuk është ekuivalente me Matematikën njerëzore dhe as plotësisht e arritshme nga njerëzit. Natyrisht, e vetme, mendja njerëzore nuk ka fuqi për të kuptuar plotësisht Misterin e Trinisë Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë është të ndjekim me përulësi, besim dhe mirënjohje përkujdesjen, këshillat dhe zbulesat e Perëndisë.
  10. Të vërtetat e Matematikës bazohen në disa veti të Perëndisë, duke i pasqyruar këto veti përafërsisht (por jo në mënyrë plotësisht të saktë).
  11. Perëndia nuk gënjen asnjëherë. Fjala e Tij është gjithmonë e vërtetë. Në letrën e Apostullit Pal Drejtuar Titit (1:2) shkruhet: “Në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave”. Matematika është e vërtetë. Perëndia është gjithmonë besëplotë dhe i pagabueshëm. Lexojmë Psalmi 117:2 “Sepse e madhe është dhembshuria e Perëndisë ndaj nesh dhe besnikëria e Perëndisë vazhdon përjetë. Aleluja”.
  12. Perëndia është me rregullsi. Në letrën e Parë të Apostulit Pal Drejtuar Korinstave (14:40) shkruhet: “Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi”. Matematika, në të gjitha degët e saj, ka rregullsi.
  • Perëndia është i pafundëm në fuqinë dhe në zgjuarsinë e Tij. Në Psalmin 147:5 shkruhet: “I madh është Perëndia ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafundme zgjuarsia e Tij”. Matematika na mëson infinitin (pafundësinë) në Arithmetikë, Algjebër, Gjeometri, Trigonometri, Gjeometri Analitike, Analizë Matematike, Teorinë e Bashkësive, Teorinë e Probabilitetit, Statistikën Matematike, Teorinë e Ekuacioneve Diferenciale, Teorinë e Lojës, etj. Dituria e Perëndisë është dituria e botës, lexo Letra e Parë e Apostullit Pal Drejtuar Korintasve (1:25-31): “Sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit… Krishti Jezus nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim… Ai që mburret, le të mburret me Zotin tonë Jezu Krisht”.
  1. Shumica e teksteve mësimore të Matematikës në nivelin universitar ose të shkollës së mesme, në shtete të ndryshme të botës, nuk e shpjegojnë saktë prejardhjen dhe qëllimin kryesor të Matematikës si shkencë. Bibla jep shpjegime të sakta për prejardhjen, qëllimin kryesor dhe efektivitetin e Matematikës. Perëndia e krijoi Matematikën. Perëndia përkujdeset çdo ditë për ta mbajtur universin të bashkuar, në harmoni dhe me lidhje të brendshme logjike. Matematika është gjithmonë e pranishme në mendimet e Perëndisë. Prandaj, Matematika ka efektivitet në zbatimet e saj. Qëllimi kryesor i studimit dhe përvetësimit të Matematikës nga besimtarët Kristianë është dashuria për Perëndinë dhe përkushtimi i tyre për ti shërbyer Perëndisë sa më mirë. Nxënësit e shkollave të mesme, kolegjeve dhe studentët e universiteteve duhet të kuptojnë, marrëdhënien që ekziston ndërmjet Besimit Kristian dhe Matematikës.
  2. Bibla shpjegon qartë harmonizimin e Matematikës me Kristianizmin. Perëndia, në ditën e pestë, krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së Tij. Shëmbëlltyra hyjnore përmban jo vetëm drejtësinë por edhe sjelljen racionale dhe krijimtarinë origjinale. Njeriu u krijua nga Perëndia me aftësinë për mendim abstrakt, me aftësinë për arsyetim dhe vërtetim rigoroz, domethënë, me mundësinë për të mësuar Matematikën. Lexo Zanafilla (1:26-30) “Pastaj Perëndia tha: Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne… Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet… Ai krijoi mashkullin dhe femrën… Dhe Perëndia i bekoi…”. Prandaj, të vërtetat matematikore burojnë nga Perëndia.
  3. Kërkimet dhe arritjet shkencore të disa matematicienëve janë ndikuar fuqishëm nga besimi i tyre në Perëndi dhe nga lutja e tyre drejtuar Perëndisë. Disa shembuj matematicienësh të tillë janë: Newton, Euler, Gauss, Cantor, Ramanujan dhe Gödel.
  4. Matematicienët e famshëm Pythagoras, Euclid, Archimedes, Newton, Leibniz, Euler, Gauss, Hilbert, Gödel, Poincaré, von Neumann, Russell, Kollmogorov, Gelfand, Atiyah, etj. konsiderohen “të përzgjedhur të Perëndisë” për zhvillimin e Matematikës në planetin tonë. Pikëpamja mbi prejardhjen hyjnore të Matematikës (dmth, Perëndia e krijoi Matematikën) duhet studiuar edhe nga këndëvështrimi kohor. Si ka evoluar kjo pikëpamje e matematicienëve ose fizicienëve gjenialë tokësorë që nga lashtësia greke deri në kohën tonë? Duke u bazuar në seksionet 2-7 të studimit të tanishëm rezulton se besimi i matematicienëve dhe fizicienëve gjenialë për prejardhjen hyjnore të Matematikës ka pësuar rënie gjatë shekullit të 20-të, për shkak të botëkuptimit atheist (ndonjëherë kundërfetar) të disa prej këtyre shkencëtarëve gjenialë. Konkretisht, të tillë botëkuptim kanë patur A. Einstein, P.A. M. Dirac, R. Feynman, E. Wigner, D. Gross dhe S. Hawking. Gjithashtu, në ish Bashkimin Sovjetik, matematikanët e famshëm A. N. Kollmogorov, I. M. Gelfand, etj mund të kenë qenë atheistë për shkak politik. Të dhëna të hollësishme për prejardhjen hyjnore të Matematikës sipas Kristianizmit gjenden në Bibla (1995), Janullatos (2009), Pothress (1974), (1976), Byl (2005), Nickel (2001), Manzel (2001), Dale (2005), Keistler (1984), Eberlo (2016), An interview with John Lennox (2016).
  5. Konkluzion
  • Shpresohet se studimi i tanishëm do të ndihmojë njerëzit (veçanërisht studentët, pedagogët, nënpunësit e institucioneve fetare, etj.) për të njohur në thellësi prejardhjen e Matematikës. Gjithashtu, ky studim mund të shkaktojë ndryshim rrënjësor të opinionit individual të shumë njerëzve për Matematikën.
  • Analizohen pikëpamjet e Pythagoras, Plato, Euclid, Archimedes, Saint Augustine, Galileo Galilei, Sir Isaac Newton, Leonhard Euler, Carl F. Gauss, Georg Cantor, Godfrey H. Hardy, Srinivasa Ramanujan, Sir James H. Jeans, Albert Einstein (Nobelist), Paul A. M. Dirac (Nobelist), Kurt F. Gödel, Richard P. Feynman (Nobelist), Eugene P. Wingwe (Nobelist), David J. Gross (Nobelist) dhe Stephen W. Hawking mbi prejardhjen e Matematikës, duke u ballafaquar me Besimin Kristian. Në listen e mësipërme me 20 matematikanë dhe fizikantë të famshëm, që nga lashtësia greke deri në ditët tona, mungon emri i matematikanit gjenial rus Andrei N. Kollmogorov (1903-1987), i cili nuk i ka publikuar pikëpamjet vetiake për prejardhjen e Matematikës, ndoshta për shkaqe ideologjike- politike në ish Bashkimin Sovjetik. Besimi Kristian për prejardhjen e Matematikës bazohet në Bibla, e cila është i vetmi libër i frymëzuar plotësisht nga Perëndia, në të cilin Perëndia flet dhe zbulon vetveten.
  • Besimi Kristian përmban disa pikëpamje për prejardhjen e Matematikës dhe marrëdhëniet e saj me Perëndinë:
  1. Perëndia krijoi gjithcka, pra Perëndia krijoi edhe Matematikën.
  2. Ligjet e universit janë ndërtuar me mendimet matematike të Perëndisë dhe janë formuluar matematikisht.
  3. Matematika është e gjithëpranishme dhe e plotëfuqishme në univers.
  4. Njeriu është krijuar nga Perëndia me aftësinë për të mësuar Matematikën. Njeriu e përdor Matematikën për të përmbushur rolin e tij si shërbyes i Perëndisë.
  5. Përkushtimi i besimtarëve Kristianë në Matematikë është dashuria për Perëndinë dhe dëshira për t’i shërbyer sa më mirë Perëndisë.
  6. Kristianizmi argumenton se Matematika nuk e kënaq postulatin e neutralitetit.
  7. Të vërtetat matematike pasqyrojnë me përafërsi disa veti të Perëndisë: Matematika është e vërtetë; Matematika përmban rregullsi; Matematika na mëson pafundësinë (infinitin). Problemi shumëshekullor mbi prejardhjen hyjnore të Matematikës ka lidhje të ngushtë me rëndësinë dhe qëllimin e Matematikës në botën tonë. Për Kristianët që besojnë në Bibla fakti më i rëndësishëm në lidhje me Matematikën është marrëdhënia e saj me Perëndinë. Me qënë se Perëndia është Krijues dhe Mbret i gjithëçkaje, çdo gjë e gjen kuptimin e vet në ekzistencën e Perëndisë. Lexo Veprat e Apostujve (17:28) dhe Libri i Parë i Kronikave (29:11).Matematika është e krijuar nga Perëndia dhe, për pasojë, Matematika është e përjetshme, sepse Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë të përjetshëm. Urtësia dhe dituria e Perëndisë pasqyrohen në Letra e Apostullit Pal Drejtuar Romakëve (11:33) “O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulmtueshme janë gjykimet e Tij dhe të pashtershme janë rrugët e Tij”.
  8. Matematika ekziston në një botë ideale me të vërteta të përjetshme. Kjo pikëpamje quhet realizëm matematik. Ku ndodhet bota ideale e të vërtetave të përjetshme të Matematikës? Sipas Saint Augustine, të vërtetat e përjetshme të Matematikës nuk burojnë as nga bota materiale dhe as nga mendja njerëzore , por burojnë nga mendja e Perëndisë, e cila i njeh të gjitha këto të vërteta.
  9. Besimi në Perëndi gjeneron besimin në Matematikë.
  10. Teoria e Bashkësive të Pafundme pasqyron fuqinë e pafundme dhe njohjen e pafundme të Perëndisë. Kështu besonte Georg Cantor, zbuluesi i Teorisë Moderne të Bashkësive.
  11. Pythagoras, Plato, Euclid dhe Archimedes kanë jetuar disa shekuj para Krishtit. Çuditërisht, pikëpamjet e tyre për prejardhjen e Matematikës harmanizohen me Besimin Kristian (duke pranuar se ka vetëm një Perëndi).
  • Pikëpamja mbi prejardhjen hyjnore të Matematikës është analizuar historikisht: si ka evoluar në kohë kjo pikëpamje e matematikanëve ose fizikantëve gjenialë nga lashtësia greke deri në ditët tona? A ka pësuar ndryshime të mëdha pikëpamja e 20 shkencëtarëve gjenialë të studiuar nga ne mbi prejardhjen hyjnore të Matematikës?
  • Rezulton se pikëpamjet e A. Einstein, P. A. M. Dirac, R. P. Feynman, E. P. Winger, D. J. Gross dhe S.W. Hawking nuk harmonizohen plotësisht me prejardhjen hyjnore të Matematikës, ndërsa pikëpamjet individuale të 14 shkencëtarëve të tjerë të shqyrtuar (Pythagoras, Plato, Euclid, Archimedes, Saint Augustine, Galileo Galilei, Sir Isaac Newton, Leonhard Euler, Carl F. Gauss, Georg Cantor, Godfrey H. Hardy, Srinivasa Ramanujan, Sir James H. Jeans dhe Kurt F. Gödel) janë në harmoni të plotë me prejardhjen hyjnore të Matematikës. Për më tepër, secili nga këta 14 shkencëtarë gjenialë ka sjellë një kontribut original në interpretimin e besimit Kristian mbi prejardhjen e Matematikës.
  • Mospranimi i pjesshëm i pikëpamjes mbi prejardhjen hyjnore të Matematikës nga A. Einstein, P. A. M. Dirac, R. P. Feynman, E. P. Wigner, D. J. Gross dhe S. W. Hawking shpjegohet me atheismin e këtyre shkencëtarëve. Besimi Kristian pohon se Matematika është një bazë kryesore e fuqisë dhe lavdisë së Perëndisë në projektimin dhe funksionimin e harmonishëm të universit. A. Einstein besonte në Perëndia pantheist, i Cili e zbulon praninë e Tij në harmoninë e funksionimit të universit. A. Einstein nuk besonte në Perëndia personal. Përkundrazi, miku i tij i ngishtë Kurt Gödel besonte në Perëndia personal. Einstein nuk besonte në jetën e përjetshme, ndërsa C. F. Gauss dhe K. Gödel besonin në jetën e përjetshme. Shumë njerëz kanë besuar se Pythagoras, Plato, Euclid, Saint Augustine, Galileo, Newton, Leibniz, Euler, Gauss, Cantor, Hardy, Ramanujan, James H. Jeans, Hilbert, Poincaré, Gödel dhe Kollmogorov kanë qenë të përzgjedhurit e Perëndisë për Matematikën.
  • Teorema e Paplotësisë e K. Gödel pohon se burimi themelor i vërtetësisë së teorisë aaksiomatike ndodhet (pozicionohet) jashtë kësaj teorie. Pranohet paraprakisht se numri i aksiomave është i fundëm, aksiomat janë të pavarura midis tyre dhe nuk kundërshtojnë njëra- tjetrën. Pra, Autoriteti për vërtetësinë absolute të pohimeve matematike pozicionohet jashtë Matematikës; ky Autoritet është Perëndia. Çdo teori aksiomatike përmban farën e paplotësisë së saj. Mund të mos ndodhë kështu në qoftë se teoria aksiomatike bazohet në një pafundësi aksiomash. A. N. Kollmogorov ka treguar mënyrën e ndërtimit të një teorie aksiomatike të plotë, bazuar në një sistem aksiomatik të pafundëm. Një teori aksiomatike e plotë nuk ka boshllëqe të brendshme. Dituria e Perëndisë është e ndryshme nga ditura njerëzore, lexo Libri i Profetit Isaia (55:8), Letra e Apostullit Pal Drejtuar Romakëve (11:@5-36),Letra e Parë Apostullit Pal Drejtuar Korintasve (1:25-36), Libri i Parë i Mbretërve (3:12), Libri i Predikuesit (1:16-18), (12:13-14).
  • Prandaj, Matematika e Perëndisë është më e pasur, më e fuqishme se Matematika njerëzore. Perëndia nuk ndryshon asnjëherë. Prandaj Matematika funksionon me lidhje logjike të brendshme në çdo kohë dhe në çdo vend. Perëndia e krijoi Matematikën. Njerëzit bëjnë zbulime matematike, por nuk bëjnë shpikje matematike. Prandaj, detyra e matematikanëve nuk është të bëjnë shpikje në Matematikë, por është të bëjnë zbulime dhe të zbatojnë Matematikën në dobi të njerëzimit, duke i drejtuar lavdërime Perëndisë. Zbulimi në Matematikë është një dhuratë nga Perëndia, që bëhet duke i ndriçuar mendjen njeriut (matematikanit), lexo Ungjilli Sipas Gjonit (15:5) “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet: kush qëndron me mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë”; Letra e Parë e ApostullitGjon (1:5) “Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrëfarë errësirë”; Letra e Apostullit Pal Drejtuar Filipianëve (4:!3) “Unë mund të bëj gjithcka me anë të Krishtit që më forcon”.
  • Matematika është e vërtetë, e bukur (elegante) dhe e dobishme për shkak të prejardhjes hyjnore të saj. Matematika ka fuqi hyjnore dhe është kudo e pranishme në univers.
  • Ajo që e bën një pohim matematik të jetë i vërtetë apo i pavërtetë ndodhet në botën ideale, jashtë njerëzimit. Ekzistenca e rregullave matematikore, efektiviteti i lartë i Matematikës dhe harmonia e universit janë qartësisht pamje (shprehje) të punëve të Perëndisë. Njerëz të ndryshëm kanë patur (ose kanë) nivele të ndryshme të besimit fetar. Sipas fizikantit sovjetik Andrei D. Sakharov (1921-1989), niveli më i ulët i besimit fetar shprehet kështu: “Ekziston diçka përtej botës materiale”. Andrei D. Sakharov ka qenë fizikanti bërthamor, aktivist i shquar ndërkombëtar për çarmatimin, paqen dhe të drejtat e njeriut. Sakharov fitoi Çmimin Nobel (Kontribut për Paqen) në vitin 1975. Pikëpamjet personale për besimin fetar të P. A. M. Dirac dhe E. P. Wigner nuk e kënaqin nivelin më të ulët të besimit fetar në kuptimin Sakharov. Sipas Neoplatonismit, Perëndia është Matematicien, cilido qoftë përkufizimi i Perëndisë në fe të ndryshme. Matematikani i shquar anglez Sir Roger Penrose ka formuluar postulatin e ekzistencës së një mbretërie jomateriale përtej botës fizike reale. Sir Isaac Newton ka thënë: “Të gjitha zbulimet e mia janë bërë si përgjigje të lutjeve drejtuar Perëndisë”. Gjithashtu, Newton ka parashikuar matematikisht datën e Apocalypse: fundi i botës do të jetë jo më parë se viti 2060 (dmth, mund të jetë viti 2061, ose 2062, ose…).
  • Sipas Ramanujan, të gjitha fetë janë njëlloj të vërteta. A. Einstein dhe W. Heiseberg kanë bërë përpjekje 40 vjecare për të pajtuar fenë me shkencën. K. Gödel besonte në jetën e përtejme. Ai ka patur simpati për Fenë Islame. A. Einstein, në vitin 1954, ka thënë: “Bibla është një përmbledhje legjendash të nderuara, por prapëseprapë primitive”.
  1. Feynman ka patur dyshime për vërtetësinë e disa mrekullive që tregohen në Bibla. L. Euler besonte se Bibla ka frymëzim hyjnor. P. A. M. Dirac ka theksuar: “Ndërkohë që ne e zhvillojmë më shumë Matematikën, mund të shpresojmë ta kuptojmë më mirë universin”. R. Feynman nuk besonte se shkenca do të hedhë poshtë ndonjëherë ekzistencën e Perëndisë. Shkencëtarë të ndryshëm kanë nivele të ndryshme besimi në Perëndi. Besimi në Perëndi i shkencëtarëve ndryshon me kalimin e kohës, sepse shkenca përparon.
  • Sipas matematicienit të famshëm gjerman Gottfried Wilhelm von Leibniz (1646-1716), themelues i Calculus së bashku me Sir Isaac Newton, Perëndia krijoi botën më të mirë të mundshme, në kuptimin e lidhjeve logjike të brendshme, qëndrueshmërisë dhe kuptueshmërisë së botës. Shihet qartë se pikëpamja Leibniz dhe pikëpamja Dirac për botën në të cilën jetojmë kundërshtojnë njëra-tjetrën. Matematika ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë si një rregullsi e përjetshme e mendimeve dhe planeve të Perëndisë. Efektiviteti i habitshëm i zbatimit të Matematikës në shkencat natyrore, teknike, ekonomike, etj. shpjegohet me diturinë personale të Perëndisë, lexo Psalmin 104-21 “Sa të shumta janë veprat e tua o Perëndi. Ti i ke bërë të gjitha me dituri…” dhe letra e Apostullit Pal Drejtuar Kolosianëve (1:17) “Perëndia është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë të bashkuara në Të”. Një shpjegim tjetër për efektivitetin e zbatimit të Matematikës në shkencat e tjera është dhënë nga David J. Gross, shih seksionin 7 të studimit të tanishëm. Matematikani dhe filozofi i famshëm anglez Bertrand Russell ka patur këtë mendim për zbatimin e Matematikës në Fizikë: “Fizika është e matematizuar jo sepse ne njohim aq shumë për botën fizike, por sepse ne njohim aq pak: ne mund të zbulojmë vetëm vetitë matematike të botës fizike”.
  • Ka patur edhe matematikanë të tjerë të shquar që besonin se Perëndia e krijoi Matematikën. Të tillë kanë qenë Descartes, Pascal, Leibniz, etj. Pikëpamjet e tyre mbi prejardhjen hyjnore të Matematikës nuk janë shqyrtuar në studimin e tanishëm. Astrofizikanti amerikan Mario Livio (v.2009) ka mbrojtur pikëpamjen se Matematika pjesërisht është krijuar nga Perëndia dhe pjesërisht është shpikur nga njerëzit.
  •  Besimi Kristian na këshillon se duhet të analizohet marrëdhënia ndërmjet Matematikës dhe Biblës, sepse Perëndia e krijoi Matematikën dhe Bibla është frymëzuar nga Perëndia. Kristianizmi ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e Matematikës gjatë shekujve. Disa matematikanë gjenialë (për shembull Newton, Euler, Gauss, Cantor, Gödel, etj) kanë qenë besimtarë Kristianë të përkushtuar. Kristianizmi shpjegon të vërtetat matematike, strukturën racionale të universit dhe aftësitë e njerëzve për të përvetësuar dhe zbatuar Matematikën. Për çdo zbulim në Matematikë njerëzit duhet të lavdërojnë Perëndinë. Studimi i Matemtikës për besimtarët Kristianë motivohet nga dashuria për Perëndinë.
  • NASA (National Aeronautics Space Administration, USA) dhe institucione të tjera kërkimore- shkencore ruse, kineze, japoneze, angleze, gjermane, franceze, kanadeze, italiane, etj, kanë zbatuar prej dekadash programe kosmike për komunikim me qënie jashtëtokësore (aliene), të bazuara në Matematikën, e cila besohet të jetë mundësia më e mirë për vendosjen e këtij komunikimi.
  • Në studimin e tanishëm rezulton ky bilanc, i bazuar në të dhëna me fakte:
  • 70% e matematikanëve ose fizikantëve gjenialë të njerëzimit, që nga lashtësia greke deri në ditët tona, kanë shprehur me vullnet të lire pikëpmaje të cilat harmonizohen plotësisht me prejardhjen hyjnore të Matematikës, ndërsa pikëpmajet e shprehura nga pjesa tjetër (30%) e këtyre shkencëtarëve harmonizohen pjesërisht me prejardhjen hyjnore të Matematikës.
  1. Shkenca nuk mund të vërtetojë asnjëherë ekzistencën ose mosekzistencën e Perëndisë. Ekzistenca e Perëndisë është plotësisht një çështje e besimit fetar. Njerëzit nuk mund të zgjidhin përfundimisht misterin “Perëndia e krijoi Matematikën” sepse, në analizë të fundit, ne njerëzit jemi të përfshirë në këtë mister.
  • (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb