Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Partizanit në gjysmën e dytë të sezonit 2015-2016 ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës për t’i hequr titullin kampion ekipit të Skënderbeut.

Italiani shprehet se pret që me vendimin e dytë skuadra e Partizanit të shpallet kampion i sezonit të kaluar. Ai gjithashtu pranon se nuk është njëjtë si të shpallet kampion në fushën e blertë, por nëse Skënderbeu ka bërë shkelje, atëherë ky është një vendim i drejtë.

“Të fitoja titullin do të ishte diçka e rëndësishme, tani pres zyrtarizmin. Natyrisht që ndihem i kënaqur pasi ne që jemi në këtë zanat punojmë për tu vlerësuar, dhe nëse do të fitoja këtë titull do të ishte diçka e rëndësishme.

Kam thënë se atë vit meritonim të fitonim kampionatin, atë e kam thënë dhe e përsëris, por për fat të keq arriti i pari Skënderbeu. Pastaj nëse kishte parregullsi nuk është detyra ime ta verifikoj, por them se atë vit për një mijë motive meritonim të fitonim titullin. Tani pres zyrtarizmin pasi për karrierën e një profesionisti të fitosh është e rëndësishme.

Ç’të them, nuk është e njëjta gjë si ta fitosh në fushë në javën e fundit, por nëse dikush e fiton një kampionat pasi ka rregulla që nuk janë respektuar, atëherë patjetër që do të them që kam fituar titullin në Shqipëri.”- u shpreh ai për “supersport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb