Juventusi zbres sot ne fushë ne ndeshjen me Monaco, ndërsa ish futbollisti Andrea Pirlo shëtit nëpër rrugët e New York-ut, ashtu siç shfaqet në fotot e të përjavshmes Chi.

Ish futbollisti bardhë e zi, tani yll i Neë York City, është shfaqur me të dashurën e tij Valentina Baldini, 35 vjeç, e cila pret një fëmijë.

Ai duket në foto i menduar dhe serioz, ajo e lodhur, ndoshta për shkak të shtatzënisë.

Valentina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pas pak Pirlo do të bëhet baba për herë të tretë, pas Nicolo dhe Angelës që ka me ish bashkëshorten Deborah Roversi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: