SHKUP-Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për gazetën britanike “Financial Times” përmend si variant të emrit të ri që mund të ketë Maqedonia si “Maqedonia e Epërme”, i propozuar më shumë se një çerek shekulli gjatë kontestimit me Greqinë dhe për këtë ai ka paralajmëruar një referendum popullor.

“Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakisht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike”, ka thënë Dimitrov. Gjithashtu, ministri Dimitrov paralajmëroi se të mërkurën do të ketë edhe një takim me homologun e tij Nikos Kotzias, pikërisht për këtë çështje.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ndodhet sot në Bruksel me kryeministrin Zoran Zaev, dhe do të kenë takime me krerët më të larta të BE-së dhe të NATO-s.
Screenshot007
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: