TIRANË- Listat e Partisë Demokratike janë bërë shkak për një pakënaqësi të madh mes demokratëve e sidomos për ata që kanë një kontribut në vite në këtë parti.

E në kulmin e debatit është përfshirë dhe anëtari i KQZ-së Hysen Osmanaj i cili ka një mesazh për demokratët. Ai iu thotë të merren me vetveten pas betejës, pasi janë në kulmin e kurorëzimit të rikthimit në pushtet.

“Po ky Fevziu çfarë ka me listën e PD-s?
Po pse nuk u muar me listat e partive të tjera që ka një muaj që kanë dalë?!
Të nderuar demokratë merruni me vetveten pas betejës, jeni në kulmin e kurorëzimit të qëllimit tuaj final rikthimit në pushtet.
Andej nga vij unë përpara betejave ‘pajtohen gjaqet’ kujtoi profesor Anton Çetën”, shkruan Osmanaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: