SHBA – Aktorja Angelia Jolie ka njoftuar përmes një videoje se nuk mund të marrë pjesë në promovimet hollivudiane për filmin e saj “Unbroken”, pasi është prekur nga lia e dhenve.

Në video mesazhin, që është bërë publik nga “Universal Studios”, aktorja duket e mërzitur dhe e mbushur plot me njolla, teksa shpreh keqardhjen që nuk mund të marrë pjesë në promovimet që do t’i bëhen flimit.

“Dua të qartësoj dhe të jem e sinqertë për arsyen se pse do mungoj në eventet e Unbroken në ditët e ardhshme. Mbrëmë në darkë kuptova se isha sëmurë me linë e dhenve. Do të jem në shtëpi duke u kruar. Më duket e pabesueshme, pasi ky film ka shumë rëndësi për mua. Nuk mund ta besoj, por jeta e tillë është. Ja pra. I dërgoj të gjithëve dashurinë time dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Më vjen për të qeshur me kohën e ngjarjes. Isha e sigurt që asgjë nuk do të më ndalonte të mbështesja Unbroken”- shprehet aktorja.

(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: