SHBA – Angelina Jolie ka treguar në një intervistë për Vanity Fair’s vështirësitë që ka hasur gjatë divorcit, jetën e saj pa Brad, si edhe rritjen e 6 fëmijëve.
42B576CE00000578-0-image-a-1_1501088253840
Gjërat filluan të shkonin keq në verën e vitin 2016- kështu e nis intervitën e gjatë për revistën e famshme 42-vjeçarja.Në intervistë aktorja ka treguar se në atë periudhë ishte prekur nga një paralizë e nervave fytyrës, që quhej Bell. Kjo paralizë ndodhi për shkak të stresit të madh që po kalonte, por falë akupunkturës arriti të kalojë gjithçka.

Ajo është shprehur se gjithmonë përpara fëmijëve është përpjekur të qëndrojë e fortë, për të mos i mërzitur ata.“Mendoj se është më mirë të qaj në dush, sesa para tyre. Ata duhet të dinë që gjithçka është mirë edhe kur nuk janë të sigurt”,-është shprehur Jolie.

42B6165200000578-4732966-image-a-66_1501096561419
Ndërsa për ish-bashkëshortin e saj, ajo nuk ka folur shumë por ka preferuar të thotë vetëm këto fjalë, “Ne e duam familjen dhe të dy po punojmë që të arrijmë objektivat tonë”.

Jolie dhe Brad u martuan në 2004 dhe kanë 6 fëmijë së bashku. Jolie i dha fund martesës së tyre në vitin 2016, pasi qëndruan 12 vite së bashku.
(er.cu.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb