Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Anija ‘Oriku’ shpëton një gomone me 51 emigrantë në detin Egje

Tragjedi-në-Mesdhe-Mbyten-emigrantët-te-vdekur-te-shumte-660x330

GREQI- Anija “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 07:40 gjatë patrullimit në Egje. Mësohet se anija Oriku identifikoi një gomone me emigrantë në bord, e cila ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”.

Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke. Po ashtu bëhet e ditur se në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.

Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra. Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

  • Oriku nuk eshte vetem anije Greke
    eshte dhe qytet Grek ne gjirin e Karaburunit.
    U ndertua nga Trojanet pas shkaterrimit te Trojes.
    Trojanet me udhezimet e manastirit te Delfise
    ndertun sheme qytete si Butrindin Orikos,Rome
    dhe qytetin e vjeter ne brigjet e Sarandes se sotme.
    Gjithashtu pervec Lezhes u ngjiten lugines se Drinit
    dhe banun shume vende si Peuka.(Puka)
    Mirodhata,(Mirdite) Tripolin (Tropoje)

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.