Manchester United ka eliminuar Celta Vigon dhe është kualifikuar në finale të Europa League. “Djajtë e Kuq” barazuan sonte në “Old Trafford”, 1 me 1 dhe kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm 2 me 1. Golin e vetëm për Unitedin e shënoi mesfushori belg, Fellaini, pas asistit nga Marcus Rashford, i cili i kishte dhënë fitoren Unitedit në ndeshjen e parë. Roncaglia shënoi në minutën e 85 golin e barazimit, ndërsa në minutën e 88 u përjashtua me të kuq për shkak të një përleshje me lojtarët e Unitedit. Kurse në të njëjtin rast u ndëshkua me të kuq edhe mbrojtësi i Manchesterit, Bailly.
Skuadra e dytë që siguroi kualifikimin për në finale ishte edhe Ajax e cila përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj Lyonit, siguron biletën e finales. Takimi në Francë u mbyll me rezultat 3-1, me golat e shënuar nga Lacazette (2) dhe Ghezzal, kurse të vetmin për miqtë e shënoi, Dolberg. Ndërsa në Holandë ndeshja kishte përfunduar me rezultat 4-1.
Kështu Manchester United dhe Ajax do të jetë finalja e madhe e Europa Ligës në sezonin 2016/17. Ndeshja finale në Ligën e Evropës do të zhvillohet në “Friends Arena” në Suedi më 24 maj.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb