SHBA – “Jashtëtokësorët janë duke ardhur”! Ky është njoftimi i radhës së Anonymous, i cili nuk mud të kalonte pa u vënë re dhe pa u komentur nga mediat e ndryshme botërore.

Hakersat e grupit më të madh në rrjet, të njohur si “Anonymous” në videon e radhës të hedhur në qarkullim pretendojnë se janë në dijeni të disa dosjeve dhe dokumentave të lidhje me jashtëtokësorët.

Sipas tyre, këto dosje dhe dokumente i përkasin Agjencia Amerikane të Hapësirës, NASA, e cila nuk mund “ta fshehë më” dhe është çështje kohe që të pranojnë se kanë prova për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

“Qytetërimi do të mësojë provën e parë të ekzistencën së një forme jete përtej planetit tonë, diku atje në qiell. Sigurisht, gjithë shpenzimet miliarda dollarëshe nuk bëhen vetëm për të vrojtuar qiellin dhe pas këtyre shpenzimeve jo të gjitha njohuritë ndahen për publikun”, thonë “Anonymous”.

Kjo video e postuar në internet nga grupi i famshëm mbërrin pak ditë pasi NASA njoftoi gjetjen dhe identifikimin e të paktën 219 planeteve të tjera të ngjashme me Tokën, të gjithë në galaksinë tonë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb