GREQI- Policia greke është duke zhvilluar një operacion antidrogë, në kufi me Shqipërinë.

Sipas mediave greke, efektivët e anti-drogës së policisë së Athinës kanë zbritur në kufirin shqiptaro-grek, pranë fshatit Neokesarea, Janinë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka sekuestruar rreth 80 kg marijuanë dhe ka arrestuar 4 trafikantë droge. Nuk ka ende detaje për shkak se operacioni vazhdon.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: