FIER- Apolonia fiton Derbin e mbijetesës duke mposhtur Teutën me rezultatin 2 me1. Në “Loni Papuçiu” fierakët rikthehen zyrtarisht në garë për të qëndruar mes më të mirëve duke e ngushtuar diferencën me durrsakët në vetëm 3 pikë. Skuadra e Artan Mërgjyshit arrin të ruajë trendin e rezultateve pozitive dukë fituar jo vetëm ndeshjen më të rëndësishme të fazës së tretë, por dhe mbështetjen totale në shkallët e stadiumit.

Amarildo Dimo ndezi shpresën për një rezultat pozitiv dukë shënuar golin e avantazhit në minutën e 23-të. Krosimi i kapitenit nuk devijohet nga askush në zonë dukë përfunduar drejt për drejtë në portën e Rizvanit. Vendasit e nisin mirë edhe pjesën e dytë të takimit ku Renaldo Fili shkarkon të djathtën e tij duke shënuar një gol për katalog në portën e Rizvanit.

Mesfushori 19-vjeçar konfirmon edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon dukë i dhënë Apolonisë një tjetër fitore me peshë.

Teuta rikthehet në lojë vetëm në minutën e 80-të ku Kotobelli më kokë ngushton diferencat. Një gol që vetëm sa nxehu gjakrat në fushë ku të parin që e tradhtojnë nervat ishte Bekim Kuli. Fantazisti në një dyluftim më Dinmon godet kundërshtarin me bërryl duke u ndëshkuar direkt më karton të kuq.

Minutat e mbetura të takimit nuk sollën ndryshim rezultati me Teutën që tashmë duhet të bëjë mirë llogaritë me kalendarin nëse dëshiron të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: